• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakmarrja e natyrës, ruleta ruse që i ndëshkon të gjithë

by Lorenc Vangjeli
08/11/2016 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, Shqipëria është nën pushtetin e ujit. Edhe gjetkë në Evropë është duke ndodhur e njëjta gjë. Përmbytjet e ndodhura dhe fati i keq i lidhur me përmbytjet, ka shkaktuar dy viktima; një bilanc ende i pambyllur njerëzor sepse moti i keq, sipas parashikimeve, do të vazhdojë gjatë. Bilanci i dëmeve të tjera financiare në biznese, në bujqësi, blegtori apo dhe në atë që fare pak përmendet, dëmi psikologjik dhe në cilësinë e jetës, është i pallogaritshëm. Qoftë në një moment të parë kur fatkeqësia është ende duke bërë “detyrën” e saj, qoftë në një moment të dytë kur strukturat e shtetit do të nisin të bëjnë detyrën e tyre për kufizimin, zbutjen, reabilitimin dhe korrigjimin e këtyre dëmeve. Paratë e paguara për të cilat do të thotë më pak kujdes për arsimin, shëndetësinë, rendin apo dhe për asfaltin e munguar të rrugëve.

Eshtë bërë si rregull që në vitet e fundit në Shqipëri të konsumojnë vrullin e tyre mizor cikle të vazhdueshëm përmbytjesh. Ato arritën kulmin në dimrin e viteve 2010-2011, por edhe më pas, pothuaj vit mbas viti, diku në Shqipëri ndodhin probleme që lidhen me vërshimet e ujrave. E njëjta sasi shiu që dhjetë apo njëzet vjet më parë kalonte pa gjurmë, sot bën gjëmën. Arsyet janë të ndryshme dhe ato janë të lidhura kryesisht me faktorin njerëzor. Siç duket ky është çasti i prapmë kur gjithë zullumet e dalldisë që përjetoi shoqëria shqiptare me ndryshimin e sistemit, kanë sjellë faturën e rëndë që po paguajnë sot të gjithë. Ky është çasti që dëshmon ekuilibrin e prishur përfundimisht në raportin e natyrës me njeriun, të ambientit me shqiptarin e thjeshtë dhe që tregon me gisht fajtorët dhe gjithë të tjerët që nuk kanë pasur të bëjnë me fajin, por që ndajnë një fat të përbashkët.

Eshtë e pamundur të bëhet një hierarki e mëkatit, mëkatarëve dhe e arsyeve që kanë krijuar këtë situatë të brishtë.

Lista mund të nisë me shtretërit e lumenjve të shfrytëzuar barbarisht duke prishur në mënyrë të pakthyeshme ekuilibret e vendosur në shekuj. Gërmimi dhe marrja e inerteve të tyre janë një nga shkaqet kryesore të daljes së tyre nga shtretërit. Ajo mund të vazhdojë me shpyllëzimin e egër, me ndërtimin kuturu të shumicës së rruugëve automobilistike (secila nga to është një pritë artificiale për ujin, autostrada sot është një shembull), me mungesën e kanaleve pritës të ujërave të larta, të tombinove dhe të kanaleve kullues anash tyre. Në listë hyjnë patjetër kanalet kulluese që njerëzia ju sul dikur t’u merrte pllakat e brigjeve për të shtruar oborrin e banesës së paligjshme. Hyjnë hidrovorë e rezervuarë që vetëm tani kanë nisur të kenë një vështrim e kujdes mbi ta, e të tjerë, e të tjerë. Por mbi të gjitha, në krye të listës ndodhet marrëzia e ndërtimeve. Mbas garës për të hapur kafene’ në çdo hapësirë të mundshme urbane, gara për të ndërtuar shtëpi banimi në zonën rurale të vendit, në tokën e bukës, në fusha dhe në çdo copë truall edhe sa një shami hundësh, është gara tjetër që dëshmon më së shumti amokun e budallallëkut. Dy e tre katëshe, shumica të pambaruara dhe të pabanuara, ato shënjojnë luksin e marrë të të varfërve që kanë në dispozicion me shumë metra katror banesë se kudo gjetkë në Evropë. Ato dëshmojnë frerin e lëshuar të shtetit ndaj paligjshmërisë, anarkisë dhe kuturusë. Dhe mungesën e kulturës së jetës në komunitet. Dhe mendjeshkurtësinë lebetitëse të shtetarëve dhe shtetasve të Republikës së Shqipërisë, tek të cilët, një palë e quan detyrën e kryer kur shan, shtyp e mposht kundërshtarin dhe pala tjetër ndjehet e lumtur si tifozët në stadium kur fiton skuadra e tyre. Ka me mijëra banesa, edhe të legalizuara madje, që i kanë hyrë lumit në viset e tij. Që i kanë zënë lumit shtratin dhe rrugën. Deri në ditën kur të zotët e këtyre shtëpive  habiten e protestojnë kur lumi, si pronar i vjetër dhe me të drejtën e pronarit të vjetër, i vë përpara me kuçin e pafajshëm dhe maçin e vënë me sakrifica të pafundme. Për të dalë ditën tjetër përpara kamerave dhe për të protestuar, apeluar dhe vajtuar për qeverinë dhe ndaj qeverisë se pse lumi ju morri pronën që atij vetë i takonte. Çfarë ndodhi sot gjithkund nëpër Shqipëri është një film i dhembshëm që është parë shumë herë dhe që fatkeqësisht do të vazhdojë të shihet sërish. Nuk është shkak shiu që bie nga lart si mallkim, arsyet janë tek çfarë kanë bërë njerëzit në këto 25 vjet këtu poshtë, kur me ngulm, me etje, me pasion kanë prerë jo degën, por pemën që i mbante të gjithë.

Eshtë e kotë të ketë duele në distancë mes pozitës dhe opozitës. E para duke fajësuar të dytën për situatën që ka lënë trashëgim dhe e dytë duke fajësuar të parën për gjumë dhe shpërdorim. Mirë apo keq ky është një mort i përbashkët që duhet t’i bëjë të gjithë bashkë për një plan kombëtar e për një strategji mbipolitike, që pavarësisht kostos, të paktën të reabilitojë çfarë mundet dhe të mos lejojë më avazin e zakonshëm dembel, qaraman e oriental të mallkimit të qiellit për idiotësitë që bëjnë njerëzit mbi tokë. Nuk e ka fajin pistoleta që shpërthen në tëmtha, por dora që mban pistoletën me tytën aty, gishti në këmbëz dhe turma rrotull që brohoret dhe vë bast. Herët a vonë, të gjithë janë viktima kur luajnë ruletën ruse.

Next Post
FOTOT/ Dy aktorët e kinemasë indiane mbyten gjatë xhirimit të filmit

FOTOT/ Dy aktorët e kinemasë indiane mbyten gjatë xhirimit të filmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar, por nuk jep afat për rikthimin e energjisë elektrike

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

January 19, 2026
‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

January 19, 2026
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

“Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’”/ Analisti: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

January 19, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

January 19, 2026
Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

Me iPad në dorë në Kuvend, Berisha bën kameramanin ndërsa deputetët e PD krijojnë tensione në seancë dhe bllokojnë foltoren…

January 19, 2026
Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

Ministri i Bujqësisë nis turin e dëgjesave me fermerët për Skemën Kombëtare 2026: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In