• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hakmarrja e Llallës, transferon prokurorin që e kundërshtoi

by Java News
04/05/2016 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme ka votuar sot transferimin e prokurorit Arben Dollapi nga organi qendror i akuzës me detyrë në prokurorinë e Apelit të Shkodrës.

Ky vendim ka ardhur pas disa muajve përplasje direkte mes prokurorit të transferuar dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se Këshilli ka votuar me shumicë votash propozimin për shkurtime në organikën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe tansferimin e prokurorit Arben Dollapi në Apelin e Shkodrës.

Vetë prokurori i transferuar deklaroi për gazetën “Panorama” se veprimi i kryeprokurorit Llalla ka për synim asgjësimin e një vote kundër tij në Këshillin e Prokurorisë.

“I kam dërguar presidentit të Republikës një informacion të hollësishëm në lidhje me çështjen dhe kam shpresë se vendimi i marrë sot në prokurorinë e përgjithshme nuk do të dekretohet nga kreu i shtetit”, tha prokurori Dollapi.

Ai vuri në dukje se transferimi i tij vjen pas disa muajsh përplasje direkte me kryeprokurorin Llalla.

“Përplasjet janë ndodhur pasi në cilësinë e drejtorit të drejtorisë gjyqësore kam kundërshtuar emërimet dhe transferimet e parregullta që janë bërë nga kryeprokurori Llalla muajt e fundit pas nisjes së diskutimeve për reformën në drejtësi.

Në panik e sipër ai ka kryer lëvizje të parregullta e të dëmshme në strukturën e prokurorisë. Përplasja ime me të ka nisur kur u ka kërkuar katër drejtuesve të prokurorive në rrethe dorëheqjen nga detyra. Ka qenë një veprim i paligjshëm.

Ata u tha se ikën me dorëheqje por në fakt dorëheqja u ishte kërkuar”, tha prokurori Arben Dollapi.

Ai bëri me dije se ka shpresë se presidenti Nishani do ta ndalojë këtë paligjshmëri.

“Sido që të ndodhë unë do të jem prokuror, pasi kam më se 23 vite në këtë detyrë dhe nuk kam ikur nga detyra dhe nga zyra e punës as në vitet e vështira 1997, kam qenë në detyrë në vendngjarjen e hetimin e Gërdecit, kam nisur e drejtuar hetimet për Bandën e Lushnjës, etj.

Pra unë do jem në detyrë. Përplasja ime me Llallën nuk ka arsye personale, unë jam i realizuar në karrierën dhe formimin tim. Unë i kam thënë kryeprokurorit në prani të kolektivit se “je duke shkatërruar institucionin me lëvizjet që po bën”, tha prokurori.

Llalla pak kohë më parë transferoi edhe prokurorin Shkëlqim Hajdari në Shkodër, pasi e goditi edhe me grusht atë.

Panorama/d.i.

Next Post

Champions/ Shënon Bale, Real Madrid drejt finales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com