• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hakmarrja” e bosave të drogës pas prishjes së pazareve / Prerja e Kokës

by Java News
01/06/2016 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy raste të ngjashme si ajo e vrasjes së Bledar Terpollarit sot janë ende pa autorë dhe viktimave nuk u janë gjetur kokat. Përveç këtij fakti, këto tre ngjarje, dy prej të cilave të ndodhura kohë më parë, i lidh trafiku i drogës dhe ‘hakmarrja’ e bossa-ve të drogës për t’u prerë kokën. Capture

ZIHNI MYDERIZI U GJET I VRARE NË KONISPOL DHE U VARROS PA KOKË
Ngjarja e parë, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur pa autorë ka ndodhur më 8 tetor 2005 në Konispol. 45-vjeçari Zihni Myderizi u gjet i vrarë dhe me kokë të prerë. Trupi u gjet në vendin e quajtur “Vasilikua”, gjatë natës së 8 tetorit, ndërkohë që sipas ekspertizës vrasja kishte ndodhur në mëngjes. Viktima u varros pa kokë, e cila nuk është gjetur as sot. Mbi 10 vjet hetime për ngjarjen, dhjetra të shoqëruar nga policia, por krimi vijon të ngelet ende pa autorë. Sakaq, në hetim u përfshin policia e Sarandës, Vlorës, Antiterrori, drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Viktima dyshohet se ishte përfshirë në trafik lëndësh narkotike, ndërsa vendi ku u gjet në një vend tranzit të kalimit të drogave të lehta dhe të forta. Vrasja e Myderizin konsiderohet si më misterioze në 26-vjet në Sarandë.panajotis-papadhatos-e1464790353988

TRUPI PA KOKË I PAPADHATOS U GJET NË BRIGJET E KORFUZIT
Vrasja e dytë, po me të njëjtat metoda ka ndodhur më 8 janar të vitit 2010. Nga brigjet e Borshit u nis një skaf i ngarkuar me mbi 1 ton drogë, i cili drejtohej nga greku Panajotis Papadhatos, 34-vjeç, nga Zakyntho dhe shoqërues ishte 45-vjeçari nga fshati Cukë i Sarandës, Latif Balo. Skafi bashkë me drogën dhe dy personat u zhdukën. Fill pas ngjarjes, nisën kërkimet nga Shqipëria dhe Greqia për të gjetur trupat e tyre, por pa rezultat. Vetëm në nëntor 2010, në brigjet e Korfuzit del trupi i grekut Papadhatos, pa kokë. Edhe kjo ngjarje është e mbushur me mister dhe ende pa një autor.

“KRENARI I PREU KOKËN ME THIKË BLEDARIT DHE E FUTI NË ÇANTË T’JA ÇONTE BOSS-IT”
Ndërkohë, hetimet për vrasjen horror e të riut 26-vjeçar Bledar Terpollari, i cili u vra më 9 maj të këtij vitit në një fshat të Igumenicës me një plumb e më pas iu pre koha, vijojnë ende, ndërsa pas kësaj ngjarje dyshohet se fshihet kushëriri i tij, Krenar Terpollari. Dyshohet se pasi Terpollari i ka prerë kokën kushëririt të tij, ia ka çuar atë boss-it të drogës, të cilit dyshohet se Bledari i kishte 20 mijë euro.

Emiliano Nana, një pret të dyshuarve si autor dhe i arrestuar ka bërë rrëfimin e tij, që përkon me atë të Pajtim Jaupin, dhe ai i arrestuar. Emiliano rrëfen se ka qenë Krenar Terpollari, personi që i preu kokën Bledarit sepse duhet t’ia çonte bosit të kokainës. Sipas, Emilianos, Bledari kishte fshehur paratë e drogës. “Pashë njërin nga të bashkakuzuarit me mua të trokiste portën. Viktima e hapi dhe doli disa hapa jashtë kasolles dhe nisi të pyesë se çfarë duam në të tillë orë të natës. Njiheshim nga çështja e drogës dhe ai u përpoq të gjente diçka të thoshte për paratë që kishte borxh. Vrasësi e shtyu me forcë dhe u futi brenda në kasolle. Ne ishim jashtë dhe u dëgjua një e shtënë. Disa minuta më vonë e pashë të nxirrte jashtë të vdekurin dhe me nje thike qe kishte me vete i preu kokën. E pashë të fuste thikën dhe kokën ne një çante dhe ta fshehte ne portbagazh. Ikëm me makinë deri në një vend pranë kufirit. Ai tha që do të kalonte më këmbë kufirin pasi në doganë do të bëhej kontroll. Do ta conte kokën tek bossi i kokainës dhe do të merrte shpërblimin”, mbyll rrëfimin Emiliano Nana. BW

Next Post

Shkodër, reagon drejtoresha: Abuzimet të pavërteta, pamje të manipuluara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com