• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakmarrja e Berishës e Nishanit ndaj ish- kryetares së KQZ, gjykata dëmshpërblen Subashin me 37 paga mujore

by Java News
24/03/2017 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas Ardian Fullanit ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë që u dëmshpërblye me 56 paga mujore nga gjykata administrative e Apelit, kjo gjykatë ka vendosur të dëmshpërblejë me pagesa financiare dhe Dëshira Subashin. Ish-nën/kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Dëshira Subashi, ka arritur të fitojë procesin gjyqësor me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke fituar 37 pagesa mujore.Vendimi për dëmshpërblimin e ish-qjyqtares Subashi është marrë nga gjyqtari Bari Shyti, i cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Subashit, duke dëmshpërblyer atë me 37 paga mujore. Sipas vendimit të gjykatës Subashi do paguhet nga buxheti financiar i KLD, për periudhën kur ajo duhet të ishte anëtare e KQZ. Dhe më konkretisht pagesat mujore duhet të fillojnë nga 1 janari 2013 deri në 30 janar 2016, kohë kjo kur Dëshira Subashit i përfundonte mandati si anëtare e KQZ.

37 pagesa të kryhen për 6 muaj
Tre vite më parë Subashi i është drejtuar me një padi gjykatës administrative të Tiranës, duke kërkuar nga KLD që ta rikthente në vendin e punës ku ka qënë, si gjyqtare e Apelit Tiranë. Në objekt padinë e ngritur kërkohej: .”..konstatimi i diskriminimit ndreqje e shkeljes se ligjit shpërblim dëmi material dhe moral. Të detyrohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të vendosë emërimin e paditëses në detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë…”. Nga ana tjetër gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e saj për dëmshpërblim të dëmit material dhe moral, por ka pranuar të dëmshpërblejë Subashin vetëm me kohën kur ajo duhet të ishte në detyrë.Në vednimin e gjykatës thuhet:“…

Detyrimin e palës së paditur, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të dëmshpërblejë paditësen Deshira Subashi,për dëmin pasuror të shkaktuar,duke i kompesuar pagën mbi pagën e përfituar në zbatim të nenit 7 të ligjit nr 8097 dt 23.03.1996 , deri në nivelin e pagës referuese të funksionit si nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për periudhën 01.01.2013 deri 30.01.2016. Rrëzimin e padisë në kërkimet e tjera. Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga përmbaruesi gjyqësor në rast mospërmbushje vullnetare të detyrimit nga pala e paditur. Afati i përmbushjes së detyrimit është 6 muaj…”.

KLD ka refuzuar emërimin si gjyqtare
Më 18 tetor 2012 në Kuvendin e Shqipërisë u betuan Kryetarja dhe anëtarët e rinj të KQZ-së. Kjo do të thoshte se që nga kjo datë, ish-anëtarët e KQZ-së, si edhe ish-Kryetari i saj, duhet të ishin sistemuar në punë të reja.Sipas kodit zgjedhur të vitit 2012, anëtarit të KQZ-së, të cilit i ndërpritet mandati, kthehet në funksionin publik të mëparshëm, ose emërohet në një funksion ekuivalent me të. Ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani është emëruar zv/ministër i Brendshëm, ndërsa ish-anëtari i KQZ-së, Artan Lazaj, është emëruar nga KLD-së, jo në vendin e mëparshëm, gjyqtar në Gjirokastër, por në vendin ekuivalent me të, gjyqtar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë, shkruan shqiptarja.com.

E vetmja, që deri tani nuk është emëruar, është ish-anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi. Para se të fillonte punën në KQZ, Dëshira Subashi ka punuar si  gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në momentin e kërkesës kanë ekzistuar dy vende vakante në këtë gjykatë, që prej disa muajsh  KLD-ja i kishte publikuar si vende vakante. Në atë mbledhje të KLD-së, ku u emërua Artan Lazaj, KLD-ja bëri dhe riorganizimin e gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit dhe emri i Dëshira Subashit nuk u diskutua fare. Madje edhe kur në Gjykatën e Apelit Tiranë janë hapur 6 vende vakante sërisht Dëshira Subashi nuk ka mundur të hyjë në punë. Ndoshta mund të vihet në diskutim kush është arsyeja e diferencimit në mosemërimin e ish-anëtares të KQZ-së. KLD-ja është treguar e mefshtë në zvarritjen e pakuptimtë të emërimit të ish-anëtares të KQZ-së.

ma.me
Next Post
Tropojë, arrestohet i dënuari me dy vjet për përkrahje krimi

Fier, ushtron dhunë ndaj nënës e babait, arrestohet 30-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In