• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haklaj: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar! Meta është takuar me zyrtarin e FBI-së

by
27/01/2023 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj ka folur në Report Tv për lidhjet e Sali Berishës me Agron Nezën, i cili përmendet si personi A në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së Chales McGonigal, të cilit i ka dhënë hua 225 mijë euro. Sali Berisha ka mohuar se ka lidhje me Agron Nezën, ndonëse është publikuar një foto mes tyre.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj thotë se Berisha sa herë që ka probleme thotë se nuk e njeh, por në fakt ai ka pasur lidhje të ngushta me Nezën. Sipas Haklajt, Berisha i kishte premtuar Agron Nezës se do ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar.

“Djali i sekretarit të parë në rrethin e Tropojës. Djalë xhaje me Sami Nezën, zv.kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike. Zëdhënësi i Jozefina Topallit. Miku i Azem Hajdarit, miku i Sali Berishës. Sa herë ka probleme thotë nuk e njoh. Ka mbrojtur Berishën, ka qenë pjesë e shërbimit informativ në një periudhë të shkurtër të zotit Berisha. I ka thënë që do jetë pjesë e kabinetit qeveritar”, tha Haklaj në Report Tv.

Haklaj thotë se Neza ka punuar edhe që të vinte në krye të PD-së, Rudina Hajdarin, vajza e Azem Hajdarit, pasi këtë të fundit Neza e kishte mik.

“Agron Neza ka qenë mik i Azem Hajdarit. Mik i Rudinës, ka bërë të gjitha përpjekjet për ta bërë kryetare të PD. Do ndihmonte vajzën e mikut të vet”, u shpreh Haklaj.

Në këtë histori, Haklaj përfshin edhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, për të cilin thotë se ka takuar ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal. Sipas Haklajt, Berisha, Meta e Rama kanë punuar sëbashku për të asgjësuar Lulzim Bashën.

A e ka takuar Meta McGonigal? E ka takuar. A e ka takuar Ruçi, Balla, Gjiknuri? Pyeti publikisht. Mimi Kodheli, biznesmenë financiarë shumë të rëndësishëm të Shqipërisë. Tani heshtin. Do dalin të tjerë. Biznesmenë politikanë. Meta ka shkuar në SHBA dhe ka shkuar në një shtëpi që e servirin vetë çajin. Ta mohojë Meta. Edhe balla, Gjiknuri e dinë që unë e di. Mimi Kodheli, Gramoz Ruci, ka biznesmenë nga Kosova deri në Bosje dhe pikë referimi ka qenë sulmi ndaj Lulzim Bashës.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

/e.d

Next Post
Vrasja e dyfishtë/ Flasin fqinjët e autorit dhe viktimave në Gramsh: Xheviti po shfaqte xhenja xhelozie për gruan

Vrasja e dyfishtë/ Flasin fqinjët e autorit dhe viktimave në Gramsh: Xheviti po shfaqte xhenja xhelozie për gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In