• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakërrimi ndaj Altin Dumanit na tregon kush ka drejtuar Shqipërinë

by Mero Baze
24/10/2024 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjithë përpjekja për të mbajtur në këmbë moralin e Ilir Metës dhe Sali Berishës është kërcënimi për kreun e SPAK Altin Dumani. Nuk po flas për gjuhën linçuese të Ilir Metës dhe Berishës, por për premtimin se çfarë do ti bëjnë atij në të ardhmen.

Gjatë seancës së djeshme ballafaquese në gjykatë, Ilir Meta u citua ti ketë thënë në sallë “Dumdumani qen” dhe kjo e kishte ekzaltuar aq shumë Sali Berishën majë penxheres, sa në mbrëmje ua dha këtë si sihariq shqiptarëve.
Marrëzia shkoi më tutje dhe axhenda ditore e kryeprokurorit për takim me një delegacion britanik u paraqit si dorëzim i tij përball Ilir Metës.

Pra e gjithë beteja e 24 orëve të fundit është linçimi i Altin Dumanit dhe premtimi që ai në të ardhmen do ta pagauj shtrenjte këtë që po bën.

Qetësia e Altin Dumanit në këtë rast është e admirueshme, pasi ka përvojën e tij si prokuror, pasi është mësuar me zemërimin e çdo të pandehuri gjithë jetën.

Por ajo që ka rëndësi për publikun është që dy ish presidentët dhe dy ish kryeministrat e Shqipërisë, në momentin e tyre final të ballafaqimit me drejtësinë, të vetmen arsye për tu dukur ende të fort, pasi u janë zbuluar milionat e vjedhura, kanë faktin që po linçojnë dhe do hakmerren në të ardhmen ndaj kryeprokurorit që po i çon pas hekurave.

Sido që ta gjykojmë ne krimin e tyre të korrupsionit madhor, kapjen e shtetit apo pasurimin e familjarëve të tyre, është shumë herë më i vogël se krimi që këta kanë konsumuar me votën dhe mbështetjen tonë, atë të qenit kryeministër dhe president i këtij vendi.

Këta nuk janë udhëheqësit e parë shqiptarë që dënohen.
Është dënuar si President dhe Ramiz Alia, si kryeministër dhe Fatos Nano apo Vilson Ahmeti, por askush prej tyre nuk ka kërcënuar prokurorët apo gjyqtarët në sallë. Policët jo e jo, duke bërë si rrugaçë lagjeje.
Askush prej tyre nuk kërcënoi asnjë gjykatës a prokuror, që me thënë të drejtën prokurorët e Fatos Nanos meritonin dhe të përbalteshin për mënyrën se si përdoreshin politikisht.

Shembulli që po japin dy ish kryeministrat dhe ish presidentët e këtij vendi, duke përdorur një gjuhë degraduese ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme, dhe akoma më shëmtuar shantazhi për të ardhmen fizike të tij, i bën atë shumë herë më fajtorë, se sa krimi i vjedhjes dhe zhvatjes së Shqipërisë.

Hajdut ky vend ka dhe ka pasur plot. Ilir Meta me Sali Berishën vetëm sa shtojnë numrin e tyre, në këtë rast si hajdutë të kapur. Por President dhe kryeministra nuk kemi aq shumë që ti kemi kaq të paskrupullt.

Mënyra se si ata po shantazhojnë dhe kërcënojnë Altin Dumanin, tregon se ata kanë kuptuar humbjen e mbështetjes politike , braktisjen nga shqiptarët, zhveshjen nga autoriteti i njerëzve të parë të këtij vendi dhe po sillen si gangsterë me shpresën e fundit se do trembin drejtësinë.

Me sa duket nuk janë të qartë që janë për rrugë të gjatë dhe nuk do kenë as kohë fizike të jenë të lirë të përballen në rrugë me Altin Dumanin dhe shokët e vet.

Shqipëria më shumë se sa po gjykon dy hajdutë të paskrupullt, është duke gjykuar historinë e saj, është duke gjykuar banalitetin, llumin, mediokritetin, primitivizmin dhe mbi të gjitha mungesën e fisnikërisë së elitës politike shqiptare që mishërohet në portretet e dy ish kryeministrave dhe dy ish presidentëve që kanë dominuar historinë e paskomunzimit në Shqipëri, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Të dy “bashkëfajtor dhe bashkëvuajtës” më shumë si çnderues të Shqipërisë, se sa si zhvatës të saj.

Next Post
Dy javë para zgjedhjeve presidenciale/ Qendrimet e Trump dhe Harris për çështjet kryesore, ku ndahen e bashkohen kandidatët për kreun e Shtëpisë së Bardhë

Dy javë para zgjedhjeve presidenciale/ Qendrimet e Trump dhe Harris për çështjet kryesore, ku ndahen e bashkohen kandidatët për kreun e Shtëpisë së Bardhë

Comments 3

  1. Ρrushi says:
    1 year ago

    Kjo është e vërtetë Mero . Fatkeqësisht.
    Na kanë drejtuar për 20 vjet 2 huliganë , vrasës mizorë , sharlatanë, hajdutë. Turpi ynë si shqiptarë.

    Reply
  2. Lili says:
    1 year ago

    O Mero Baze…A ke qenë Ti këshilltar i z.Berisha?! Ke surrat ti të flasësh more imoral,i pafytyrë jo vetëm që shkatërrove familjen dhe të përzunë nga shtëpia…por pse Berisha nuk të dha një tender …dhe të largoi nga Presidenca ti u bërë byth…i të majtës…jo se e do..por se të japin mijëra &euro që të shpifëse kundër çdo zëri që është kundër Edi Ramës…Mua më dhembin sytë po të të shoh…Kurrë mos e kafsho dorën që të ka ushqyer…

    Reply
  3. L.Xh says:
    1 year ago

    Qëni dhe ujku, natën, nga frika, fillon e ulëret duke qarë…. Mendoj se klithmat dhe kërcënimet e Metës e Berishes, janë për të trembur frikën dhe makthin që i ka zënë, për “RËNIEN NGA FIKU”, dhe burgu e diskreditimi që i u është bërë, pa harruar edhe më kryesoren, SEKUESTRIMIN e ardhshëm të

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In