• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hakerimi/ Nxjerrja jashtë funksionit e sistemit TIMS, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

by Java News
10/09/2022 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aeroporti i Rinasit ka reaguar pas rënies së sistemit TIMS në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtar të aeroportit, thuhet se pavarësisht problemit  fluturimet vazhdojnë  sipas planit pa vonesa, teksa u bën thirrje pasagjerëve që të jenë të pranishëm në aeroport 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim.

Njoftimi zyrtar

Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojne pa vonesa në aeroport.

Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim.

Sulmi në sistemin TIMS  ka ndodhur fillimisht mbreme ne oren  22.10 duke nderprere fillimisht sherbimet ne ne!

Një goditja tjetër ndodhi në orën 23:13 duke bërë të pamundur aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit.

Në lidhje me këtë sulm reagoi sot edhe kryeministri Rama, i cili tha se burimi i tij ishte nga Irani dhe se qeveria po bashkëpunon me partnerët për të mundësuar shërbimin dhe rikthimin në punë të sistemit TIMS.

Nuk dihet ende nëse iranianët kanë patur apo jo akses në këtë sistem,  i cili edhe nga vetë policia administrohet me akses të kufizuar. Madje, çdo punonjës policie që futet dhe kërkon për lëvizjet një qytetari të caktuar në atë sistem, lë gjurmë.

Hakmarrje?

Gjithçka ndodhi pak ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin pasi u konfirmua se sulmi kibernetik i verës ndodhi pikërisht nga organizma të këtij shteti. Qeveria shqiptare njoftoi përmes një letre Iranin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes shtetit shqiptar dhe Republikës Islamike të Iranit.

Diplomatëve dhe punonjësve të ambasadës iu dhanë 24 orë kohë për t’u larguar, ndërsa më pas në ambientet e saj u futën Forcat Speciale RENEA për të bërë kontrollin e godinës. Pamjet bënë xhiron e botës për shkak të faktit se ishte një rast i rrallë kur forcat speciale futen në një ambasadë.

MEK

Shqipëria është bërë objektiv i Iranit pas pranimit të muxhahedinëve të MEK në vendin tonë 10 vite më parë. Ky grupim i vendosur në Manzë konsiderohet si kundërshtar i regjimit të Iranit dhe janë në një luftë të ashpër me njeri-tjetrin për revolucionit islamik të vitit 1979. Fillimisht ata ishin me qendrim në Irak por pas sulmeve të vazhdueshme nga milicët e mbështetur nga Irani janë transferuar në Shqipëri.

Sistemi vulnerabël

Ashtu siç theksoi edhe Microsoft dy ditë më parë në raportin e tij mbi sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, hakerat iranianë kanë gjetur të çara në sistemin e mbrojtjes së vendit duke bërë që ta kenë të lehtë të hyjnë dhe të dalin disa herë nga sistemi, momente gjatë të cilave kanë marrë shumë materiale.

Marrja e të dhënave është dëmi më i madh që ky sulm i ka bërë Shqipërisë, gjë e cila është mohuar nga qeveria deri më tani. AKSHI është një ndër institucionet që ka thithur sasi të mëdha parash nga buxheti i shtetit, të cilat duket qartë se nuk janë menaxhuar mirë duke e bërë vendin vulnerabël ndaj sulmeve nga jashtë./m.j

Next Post
Deputeti vlonjat i PS, debat me Dumën: Mos na u përkëdhel këtu, por te Rithemelimi. Na sjell Nardin si shembull suksesi

Për ata që kanë vënë kujën për “fatin” e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In