Ministri i Brendshëm Bled Çuçi ka reaguar në lidhje me publikimin e të dhënave të sistemit MEMEX nga hakerat, pas sulmit kibernetik nga Irani.
Çuçi ka thënë për mediat perpara se te hynte në sallën e Kuvendit se nuk është databaza zyrtare ajo që ka dale nga hakerat dhe se vazhdojnë hetimet bashkë me FBI dhe Microsoft.
Ditën e sotme një material prej 1.7 giga ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari krimianale është publikuar nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”.
Lëvizja e sotme provon edhe njëherë se sulmi kibernetik ka depërtuar në çdo njësi të sistemeve shqiptare të sigurisë dhe se pas sistemit TIMS, apo hakerimin e emaileve dhe kamerave të paraburgimit, disponimi dhe publikimi i sistemit MEMEX përbën një rrezik serioz për punën e autoriteteve shtetërore.
Me këtë publikim, çdo person i përfshirë në veprimtari kriminale mund të kërkojë dhe të shikojë sesi e paraqet policia shqiptare atë në sistemin e kërkimit.
/e.d