• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakerët kërkojnë 70 milionë dollarë për zhbllokimin e sistemeve kompjuterike. Sulmi kibernetik penetroi dhe në kompaninë e programeve kompjuterike

by Java News
05/07/2021 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hakerët e dyshuar për një sulm masiv ndaj sistemeve kompjuterike kanë kërkuar 70 milionë dollarë në kripto-monedha në këmbim të zhbllokimit të të gjitha sistemeve të prekura.

Kërkesa u shfaq të dielën në të ashtuajturat faqe të errta të internetit apo “dark web” që përdoret nga grupi REvil.

Sulmi pengmarrës goditi sistemet kompjuterike të qindra kompanive dhe agjencive publike në të gjithë botën.

Sulmi kibernetik penetroi edhe në kompaninë e programeve kompjuterike “Kaseya” me qendër në Majami. Fred Voccola, Shef Ekzekutiv i kompanisë tha se sulmi ishte i sofistikuar.

“Autoritetet federale janë tejet të sigurta se ishte grupi REvil, i cili nuk është i lidhur me qeverinë ruse, kështu që ata nuk besojnë se është qeveria ruse apo agjencitë e zbulimit. Është një rrjet hakerësh që ka njerëz kudo në botë, dhe ata janë plotësisht të sigurtë se këta fshihen pas sulmit”.

Firma “Kaseya” tha se kishte në dispozicion një mjet zbulimi për klientët për të parë nëse sistemet e tyre ishin infiltruar dhe se shpresonte që deri nga fundi i së hënës të fillonte punën për zhbllokimin e rrjeteve të marra peng.

Sulmi kibernetik pengmarrës i së premtes goditi sistemet kompjuterike të qindra kompanive dhe agjencive publike në mbarë botën.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) tha se grupi REvil ishte përgjegjës për një sulm pengmarrës të rrjeteve kompjuterike në fund të majit që bllokoi operacionet e kompanisë JBS, më e madhja në botë për përpunimin e mishit.

Ndërkohë të shtunën, Presidenti Joe Biden iu referua takimit të tij me Presidentin Rus Vladimir Putin muajin e kaluar, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara do ta mbanin Rusinë përgjegjëse nëse rezulton se Kremlini ishte i lidhur me sulmin./voa

/m.j

Next Post
Shqipëria, një pashallëk i shëmtuar!

Injorantë e mjeranë, SHBA i ka të gjithë të korruptuarit e shtetit shqiptar të skeduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In