• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hakerat sulmojnë Radio Televizionin Shqiptar! Kërkojnë 300 mijë dollarë për rikthimin e arkivit, RTSH s’paguan asnjë qindarkë

by Java News
25/09/2021 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka rënë pre e një sulmi kibernetik rreth dy javë më parë. Report Tv mëson ekskluzivisht se serverat e RTSH janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar përmes një sistemi hakerimi të quajtur ransomware.

Hackerat kanë kërkuar 300 mijë dollar për të rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar, por kjo marrëveshje nuk është arritur ende. Hackerët që jane futur në servera të RTSH përmes rrjetit online, kanë arritur ta enkriptojnë databasin e Radio Televizionit Publik duke kërkuar pagesë prej 300 mijë dollarësh për ta dekriptuar.

Këto lloj sulmesh të quajtur Ramsomware janë një formë e krimit kibernetik shumë të përhapur kohët e fundit në të gjithë botën.

Sipas burimeve të Report Tv, RTSH nuk ka pranuar ta paguajë asgjë, pasi shumica e database për fati të mirë ishin të kopjuar në një backup offline. Burime për ReportTv bënë me dije se si pasojë e këtij sulmi është dëmtuar vetëm një pjesë e arkivit digjital të Radio Tirana. Pjesa tjetër e arkivit të televizionit është rikuperuar.

Ky është sulmi i dytë kibernetik në pak ditë ndaj institucioneve publike shqiptare, ku më herët ishte serveri i shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave në policinë e Shtetit që ra pre e një hakerimi të ngjashëm.

Vetë SHCBA deklaroi se “specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit”.

Por çfarë është ransomware?

Ransomware është një nëngrup virusesh në të cilin të dhënat në kompjuterin e viktimës apo atij që bie pre e sulmit bëhen tw papërdorshme,  zakonisht me kriptim. Për t’i rrimarë këto të dhëna kërkohen para.

Sipas ekspertëve të krimeve kompjuterike motivi për sulmet ransomware është zakonisht përfitimi monetar, dhe ndryshe nga llojet e tjera të sulmeve, viktima zakonisht njoftohet se ka ndodhur një ndërhyrje dhe i jepen udhëzime se si të rikuperojë të dhënat e humbura. Pagesa shpesh kërkohet në një monedhë virtuale, siç është bitcoin, në mënyrë që identiteti i hakerit apo grupit të hakerave në internet të mos dihet.

Virusi Ransomware mund të përhapet nëpërmjet rrjetit online, përmes e-mail ose në aplikacionet e softwerit të infektuar. Mënyra e vetme për tu mbrojtur është të kopjohet i  gjithë database në backup që mbeten offline, pra jo të aksueshme nga hackerat.

Përgjatë muajit Gusht pre e këtij sulmi masiv nëpërmjet Ransomware ishte edhe rajoni i Lazios në Itali ku u sulmuan serverat e agjencisë rajonale shëndetësore dhe nga aty u morën të dhënat e pacientëve dhe shërbimeve shëndetësore, përfshirë edhe ato për COVID-19.

/m.j

Next Post
Detajet e reja/ Qëlloi me armë studenten në Vlorë, shkodrani dyshohet se ka qenë në një lidhje me 20-vjeçaren

Detajet e reja/ Qëlloi me armë studenten në Vlorë, shkodrani dyshohet se ka qenë në një lidhje me 20-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In