• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hakerat bullgarë i vjedhin 215.000 euro kompanisë farmaceutike në Tiranë

by A R
10/11/2015 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kompani farmaceutike në Tiranë ka rënë pre e një grabitjeje të pazakontë. Kompania në fjalë mashtrohet nga hakerat bullgarë, të cilët përfituan nga neglizhenca e financieres, duke vjedhur 215.000 euro.

Një ditë më parë në Policinë e Tiranës u bë një kallëzim penal nga kompania në Tiranë, për të cilën ka nisur hetimi edhe nga ana e Interpolit.

Kallëzimi u bë nga vetë financierja, e cila ishte personi që bëri transfertën e parave. Ishte një e-mail i mbërritur në zyrën e financës që njoftonte financieren L.T, për një pagesë që kompania shqiptare duhet të bënte në një llogari bankare në Sofje të Bullgarisë.

Kjo pagesë është kryer me anë të transaksionit online nga llogaritë bankare të kompanisë në drejtim të një banke në Bullgari. Pa kaluar shumë kohë nga bërja e pagesës është kuptuar dhe vjedhja, pasi firmës shqiptare nuk i rezultonte një borxh i tillë apo porosi e bërë nga ndonjë grosist në Bullgari.

Ky kallëzim i është referuar dhe sektorit të krimeve kompjuterike në Prokurorinë e Tiranës të cilët tashmë kanë nisur letërporosi drejt Bullgarisë për të identifikuar personat që kanë tërhequr shumë prej 215 mijë euro.

Next Post

Gjyshja hidhet me parashutë, protezat e saj “fluturojnë” në fytyrën e instruktorit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com