• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajduti tifoz/ Grabiti vilën e Ronaldos, por jo Messin. Rrëfehet ‘skifteri’ shqiptar: Nuk e vodha se kisha respekt

by Java News
06/11/2023 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Spanjë, futbollistë të famshëm si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema kanë rënë pre e grabitësve, që kanë hyrë në rezidencat e tyre, teksa yjet e La Ligas ishin të angazhuar në fushën e lojës.

Në disa prej rasteve grabitësit kanë qenë shtetas shqiptarë, të cilët veprojnë në zonat luksoze të Marbella, Madrid, Valencia e Barcelonës.

Pikërisht njëri prej “skifterëve” shqiptarë më në zë, i cili njihet me nofkën “Alberto” është rrëfyer në një intervistë për gazetarin Carlos Quílez, në podcastin ‘Sumario Abierto’ të gazetës spanjolle El Español.

Fillimisht grabitësi shqiptar, i cili pretendon se kontrollon një rrjet prej 100 “skifterësh” ka rrëfyer grabitjet në shtëpitë e Benzema, Ronaldos dhe Johan Cruyff.

“Ne e grabitëm Benzemën në rastin kur ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por plaçka nuk ishte joshëse“, tha Alberto.

Më pas ka treguar se në vitin 2012, hynë në shtëpinë e Cruyff, pa e ditur se ishte e tija dhe se dolën prej aty me vetëm 20.000 euro sende të vjedhura. Sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp dhe arritën të kuptonin se me kë kishin të bënin.

Më pas ai ka treguar sesi i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi.

Kreu i bandës së grabitësve nga Shqipëria dhe Kosova, i cili aktualisht është në arrati tha se shmangu “pleshtin” argjentinas nga lista e tij sepse kishte shumë respekt për të.

“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë”.

Më tej, skifteri shqiptar ka zbuluar se ka parandaluar edhe të tjerë që ta grabisnin rezidencën e Messit.

“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin mendim, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë… Për aq sa kam mundur t’i ndaloj jam shumë krenar.”/m.j

Next Post
Deputetët ‘skifterë’/ Bardhi: Ajo çfarë keni parë deri më tani s’është asgjë! Përshkallëzojmë aksionin, s’jemi rrogëtarë…!

Deputetët 'skifterë'/ Bardhi: Ajo çfarë keni parë deri më tani s'është asgjë! Përshkallëzojmë aksionin, s’jemi rrogëtarë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

August 12, 2026
Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

August 12, 2026
Do të merrni një lajm të mirë, Horoskopi për ditën e sotme

“Një person nga e kaluara mund të shfaqet sërish në jetën tuaj”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

August 12, 2026
Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Tërmeti me 254 viktima në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

August 12, 2026
Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

August 12, 2026
Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 12, 2026
Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com