Tentativa për të vjedhur një banesë i ka kushtuar shtrenjtë një hajduti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka ngecur në oxhakun e një shtëpie në Kaliforni dhe ka vdekur kur pronari i shtëpisë, i cili nuk e dinte që në oxhak kishte një person, ka ndezur zjarrin.
Ngjarja ka ndodhur në qytezën Huron. Pronari ka njoftuar menjëherë policinë kur ka dëgjuar të bërtitura në momentin që ka ndezur zjarrin.
Zjarrfikësit hapën oxhakun me çekan në mënyrë që të nxirrnin hajdutin, i cili nuk i kishte mbijetuar dot zjarrit dhe tymit.