• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajdutët në shtëpinë e Vidalit; synojnë Ferrarin, marrin Brabusin 400 mijë eurosh, por lënë ‘Panditën’

by A R
30/11/2021 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbrëmjen e 7 nëntorit 2021, ndërsa derbi mes Interit dhe Milanit zhvillohej në “San Siro”, i cili përfundoi 1-1, hajdutët arritën të hyjnë në shtëpinë e Arturo Vidalit, duke thyer xhamat, plaçkitur dhomat dhe marrë shumë sende me vlerë.

Në plaçkën e grabitur përfshihet edhe Brabusi i mesfushorit kilen, që kushton rreth 400 mijë euro, të cilin tifozët e njohin shumë mirë, pasi shpesh është protagonist i fotove dhe postimeve në rrjetet sociale të “luftëtarit” të Interit.

Pas ndeshjes, duke u kthyer në vilën e tij në “San Fermo”, në zonën e Como, e njëjta që i përkiste Adrianos në vitin 2008, mesfushori zbuloi se nuk kishte më në garazh Brabusin e tij të dashur, 800 Widestar, i bazuar në modelin e Mercedes-Benz G65 AMG.

Në garazhin e pasur të kilianit kishte mbijetuar Ferrari 488, të cilin hajdutët ishin përpjekur ta vidhnin, por pa sukses. Vetëm pas përpjekjes së dështuar, ata e kthyen vëmendjen te Brabusi.

Automjeti fuoristradë i zi, i cili fuqizohet nga një motor V8 4-litërsh twin-turbo, me një fuqi prej 800 HP në 6600, u rrëmbye nga “skifterët”. Një makinë që e donte shumë kileni, sepse mund të përshpejtonte nga 0 në 100 km/h për 4.1 sekonda dhe të arrinte shpejtësinë maksimale të kufizuar elektronikisht prej 259 km/h.

Po “Fiat Panda”, e quajtur “Pandita”? Blerja e re dhe e dashur e kilenit duket se nuk e ka pasur aspak interesin e hajdutëve. Ajo nuk është prekur fare me dorë, jo më të tentohej të vidhej.

Next Post
Pamjet tronditën opinionin publik, Gjykata lehtëson dënimin e 12 gardianëve që masakruan Ilia Karelin

Pamjet tronditën opinionin publik, Gjykata lehtëson dënimin e 12 gardianëve që masakruan Ilia Karelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In