• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajdutët i drejtuan armën Kim Kardashian, por s’e dinin kush ishte/ 9 vite pas vjedhjes, ç’do të ndodhë në gjyq?

by A R
28/04/2025 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesin pas vjedhjes së famshme të apartamentit të Kim Kardashian në Paris, Yunice Abbas u kthye në shtëpi për të fjetur. Kur u zgjua, gruaja e tij ishte ngulur para televizorit. Lajmi i ditës ishte që Kim Kardashian,asokohe 35 vjeçe, ishte lidhur dhe mbajtur peng.

Të gjitha bizhuteritë e saj me vlerë rreth 10 milionë dollarë ishin marrë, përfshirë edhe unazën e fejesës që Kanye West i kishte dhuruar, e cila vlente 4 milionë dollarë.

Gruaja e pa të shoqin me inat. “Këtu duket qartë që është dora jote”, i tha ajo.

Kishte të drejtë. 62-vjeçari kishte qenë një kriminel gjithë jetën e tij, nga sulmet më të rëndomta te vjedhjet e bankave. Vjedhja e Kardashian, shkruan ai në librin e tij me kujtime, do të ishte e fundit para daljes në pension.

Por disa gjëra që shkuan keq tregonin se kjo vjedhje qe ‘e mallkuar’ dhe në fillim të vitit 2017, tre muaj pas ngjarjes, Abbas dhe disa prej autorëve të dyshuar u arrestuan. 10 prej tyre do të dalin para gjykatës në Paris dhe gjyqi parashikohet të zgjasë 3 javë.

5 persona janë të akuzuar si autorë të vjedhjes ndërsa 6 prej tyre si bashkëpunëtorë. Pjesa më e madhe janë të lindur në vitet 1950 dhe mediat franceze u kanë vënë pseudonimin “gjyshërit hajdutë”.

Abbas dhe 68-vjeçari Aomar Ait Khedache kanë rrëfyer krimin, ndërsa të tjerët jo. Njëri ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër, një 81-vjeçar nuk do të përfshihet pasi vuan nga demenca e përparuar.

Kur të fillojë gjyqi, do të kenë kaluar thuajse 9 vite nga vjedhja.

Mbrëmjen midis 2 dhe tetorit 2016, Abbas dhe 4 të tjerë hynë në suitën sekrete të Kim Kardashian në Hotel de Pourtalès. Në orën 03:00 lokale, ata hynë me forcë në recepsion, të veshur si policë dhe të armatosur.

Pasi kërcënuan dhe lidhën recepsionistin, u ngjitën në dhomën e sipërmarrëses. Ajo po pushonte,e lodhur nga Java e Modës në Paris kur dëgjoi hapa. Telefonoi motrën dhe mikeshën, por kur ato s’u përgjigjën, e zuri paniku.

Kur ata hynë në dhomë duke i drejtuar armën, gjëja e parë që i kërkuan ishte unaza. Hajdutët morën unazën, bizhuteri të tjera dhe 1000 euro para të thata. Njëri prej tyre e kapi dhe e tërhoqi Kim, e cila e  veshur vetëm me një robdeshambër, kishte frikë se mos do të përdhunohej. Ata thjesht e lidhën dhe e  lanë në banjë, ku pasi ia doli të lirohej, u shfaq edhe truproja i saj.

Pasi dha një deklaratë në  polici, Kim u kthye në agim në SHBA. Pikërisht atë mëngjes, Abbas kuptoi nga lajmet që e shoqja po shihte se kush ishte viktima e tij.

Megjithëse kishte boshllëqe në sigurinë e Kim, edhe hajdutët s’kishin mbetur pas. “Ata se‘e llogaritën progresin e teknikave të policisë që tani mund të gjejnë mikro gjurmë ADN-je kudo”, thotë gazetarja e kronikës, Patricia Tourancheau.

“Kur ata u veshën si policë menduan ‘kaq ishte, askush s’do të na njohë’”. Në vitin 2016 Parisi po merrte ende veten nga sulmet terroriste të vitit të shkuar dhe qyteti ishte mbuluar nga kamerat, ndaj policia mund të gjente hajdutët.

Ditën tjetër, një kalimtar gjeti një varëse me diamante dhe e vendosi, derisa pa lajmet dhe kuptoi prej nga vinte. Në janar 2017, policia arrestoi Abbas dhe disa të tjerë duke konfirmuar se ata ishin vëzhguar  prej javësh dhe gjurmët e ADN-së në vendngjarje përputheshin me ato të Aomar Ait Khedache.

Mediat franceze publikuan një foto të tyre duke pirë kafe dhe biseduar, pak përpara se të  arrestoheshin.

Pyetja kryesore është si ata e mësuan axhendën e yllit amerikan. Dokumentet e gjykatës, raporton BBC, tregojnë që Khedache dhe Abbas kanë thënë që informacionet i morën nga rrjetet e saj sociale. Por nga e dinin që atë natë ajo do të ishte vetëm në dhomë dhe pa truprojën?

Sipas dokumenteve, Gary Madar është një person, vëllai i të cilit, Michael ka siguruar transport prej vitesh për familjen Kardashian. Gary mendohet të ketë qenë bashkëpunëtor dhe të ketë informuar  hajdutët për vendndodhjen e saj. Ai u arrestua në vitin 2017, edhe pse avokati thotë se klienti i tij nuk ka gisht. I vëllai, Michael, nuk është i pandehur.

Gjyqi do të përpiqet të përcaktojë edhe ku kanë shkuar bizhuteritë.

Sipas të dhënave celulare, Khedache shkoi nga Parisi në Antwerp ku shiten 50% e diamantëve të pastër dhe 80% e atyre të papastër të botës. Shumë bizhuteri u shkrinë, ndanë dhe shitën. Abbas mori 75.000 euro, kurse të tjerët shumë më pak. Sa i përket unazës, Khedache tha se banditët kishin frikë ta fshihnin sepse mund të gjurmoheej lehtësisht. Nuk është gjetur kurrë.

Patricia Tourancheau, e cila ka shkruar një libër mbi këtë ngjarje, thotë se “u mahnit” nga “përplasja mes  këtyre banditëve nga periferia e Parisit dhe yllit gjigant të rrjeteve sociale”. 

“Ata u arratisën me motorrë, kurse ajo fluturon me avionë privatë. Ata janë hajdutë të plakur, trokë dhe të përfshirë në histori komplekse… dhe përballen me një personazh të famshëm që s’e dinë aspak se kush është. Kjo s’është ajka e hajdutëve francezë. Ata janë një tufë dështakësh. Janë të njëjtët njerëz që në vitet ’60-70 grabisnin banka dhe zyra postare, pastaj nisën me trafikun e drogës dhe më vonë me bizhuteritë sepse ishte më e lehtë”, shprehet ajo

Në maj, Kim do të përballet për herë të parë me ta teksa do të ulet në karrigen e dëshmitarit. Kamerat  nuk lejohen në gjykatat franceze, por vetëm prania e saj do të mjaftojë për të shkaktuar kaos.

Në librin e tij me kujtime, Abbas shprehet se shpreson që statusi i viktimës dhe vëmendja   ndërkombëtare e çështjes nuk do të ndikojë në vendimin e gjykatës. Ai thotë se në ditën e fundit të gjyqit do të marrë një çantë me gjërat  e tij, gati për të shkuar në qeli.

“Problemi me të shkuarën, është se qëndron me ty për sa kohë të kesh jetë”, shkruan ai.

Next Post
“Për dy vite kemi bërë në Shkodër atë që s’është bërë më parë”, Rama: Ata të kënetës kanë rikthyer prapë Bardh Spahinë, “xhaketë” e vjetër

“Giro d’Italia vjen në Shqipëri”, Rama: 180 çiklistë profesionistë garojnë në rrugët tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In