• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hajde u marrim ndonjë lek”. Si e kthyen në prostitutë 14-vjeçaren në Fushë Krujë

by A R
10/05/2017 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 45-vjeçar u deklarua fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e shfrytëzimit për prostitucion të një minoreneje 14-vjeçare.

Sipas Gjykatës, i pandehuri Astrit Nika fillimisht ka konsumuar vetë marrëdhënie seksuale me të miturën në banesën e tij në Fushë-Krujë.

Më pas, me pretendimin “hajde t’u marrim ndonjë lek”, ai i ka kërkuar asaj të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë kundrejt pagesës. “Plani” i Nikës ka funksionuar për disa ditë, gjatë të cilave e mitura ka kryer marrëdhënie me klientë të ndryshëm kundrejt shumave 20- 30 mijë lekë të vjetër.

I pandehuri Nika mbajti qëndrim mohues për akuzën, por prokuroria iu kundërvu me një përgjim ambiental të realizuar pas arrestimit, ku ai i kërkon minorenes të mos pranojë se kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas vendimit të shpallur pak ditë më parë, i pandehuri Astrit Nika u dënua me 7 vjet burg për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Sipas Prokurorisë, i përfshirë në gjetjen e klientëve për 14-vjeçaren ka qenë edhe i pandehuri A. Luka, por gjykimi ndaj tij u pushua për shkak se ai ndërroi jetë në ambientet e paraburgimit më 1 prill 2017. Duke pretenduar pafajësi, i pandehuri Nika e ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë.

SHFRYTËZIMI

Gjykata e Tiranës sqaron në vendim se 14-vjeçarja S.M. ka shkuar më 11 qershor 2016 në shtëpinë e shtetasit Astrit Nika, që ndodhet në një lagje të Fushë-Krujës. Më datë 11 dhe 12.06.2016 ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me Nikën.

Ditën e dytë në shtëpinë e tij kanë ardhur dy djem të moshës 20-22 vjeç, të cilët nuk i njihte më parë. Astriti i ka thënë kallëzueses që t’u merrnin ndonjë lek atyre dhe kjo të kryente marrëdhënie seksuale me ta, por ajo nuk ka pranuar pasi nuk ishte mirë. Më datë 13.06.2016 në shtëpinë e tij ka ardhur një djalë i moshës 30 vjeç dhe Astriti i ka thënë të kryente marrëdhënie me të, pasi ai do t’u jepte lekë.

Ky i fundit i ka dhënë 15 mijë lekë të vjetër. Sipas vendimit, e mitura ka pohuar se njihej prej 6 muajsh me Nikën dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Më pas, ai ka sjellë persona të ndryshëm për të kryer marrëdhënie, të cilët jepnin 20 apo 30 mijë lekë. Në disa raste ia jepnin paratë asaj dhe në disa raste të tjera, Astrit Nikës. Gjatë hetimit dhe në gjykim, të pandehurit Astrit Nika dhe A. Luka kanë mohuar akuzën.

PËRGJIMI “KURTH”

Më datë 18.06.2016 janë kryer përgjime ambientale ndërmjet shtetasve Astrit Nika, S.M. dhe A.Luka. Prej procesverbalit të transkriptimit të përgjimeve rezulton se “Astrit Nika i ka kërkuar S.M. që të mos pranojë se ka kryer marrëdhënie seksuale…, ndërsa nga biseda ndërmjet shtetasve A.Luka dhe S.M. rezulton se kallëzuesja i ka thënë këtij të fundit të mos shqetësohet në lidhje me çështjen, se për këtë gjë ke atë, se falë saj ata do të jenë të lirë, si ai dhe daja (Astrit Nika)”.

Më tej i janë marrë të dhëna shtetases S.M., e cila ndër të tjera ka deklaruar se shtetasi A. Luka i ka gjetur klientë, se marrëdhëniet seksuale kryheshin në banesën e shtetasit Astrit Nika dhe se për klientët që gje

Next Post
A e dinit se buzëqeshja shëron disa sëmundje?

A e dinit se buzëqeshja shëron disa sëmundje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In