• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hajde të identifikosh autorin e dyshuar”! Piloti kujtoi se ja hodhi hetuesve dhe po planifikonte arratisjen drejt Turqisë, bie në kurth

by Java News
17/06/2021 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetuesit grekë kanë pasur prej kohësh dyshimet se piloti 32-vjeçar është autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Caroline në shtëpinë e tyre. Newsbomb.gr shkruan se ai kishte dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me mënyrën si u futën grabitësit në shtëpinë e tyre dhe karakteristikat e dhëna për autorët e dyshuar të grabitjes.

Analiza e orës biometrike të Carolinës tregoi se të dhënat e paraqitura nga 32-vjeçari ishin në kontrast të plotë me atë që ishte regjistruar. Informacionet e fundit të mediave greke tregojnë se policia ka prova të forta se 32-vjeçari po planifikonte të arratisej drejt Turqisë dhe kjo qe arsyeja pse e ata e morën me helikopter duke e futur në grackë me ftesën për të dëshmuar për natën e krimit të rëndë.

Për këtë arsye, policia dërgoi një helikopter nga Athina që mori 32-vjeçarin dhe e transportoi atë në GADA brenda një kohe të shkurtër. Policia shkoi direkt në varrezat e ishullit ku u mbajt shërbesa përkujtimore e Caroline.

Ata iu afruan pilotit por natyrisht nuk i thanë se ai ishte i dyshuar dhe se kishte prova kundër tij. Në vend të kësaj, atij iu tha se ishte një person i cili ishte arrestuar dhe duhej të shkonte menjëherë në Athinë për ta identifikuar.

Newsbomb.gr ka zbardhur disa kontradikta të gjetur nga hetuesit grekë

Së pari, në kohën që 32-vjeçari kishte deklaruar se ka qenë i lidhur nga grabitësit kishte kryer biseda telefonike me familjarët e tij.

Së dyti, në kohën kur ai kishte thënë se ishte në gjumë, para mbërritjes së grabitësve në shtëpi, aplikacioni i Fitness që kishte shkarkuar për matur hapat dhe kaloritë që digjte gjatë ditës, kishte treguar se kishte qenë në lëvizje.

Së treti, ora biometrike e 20-vjeçares tregoi orën reale të vdekjes së saj, kohë e cila nuk përkon me atë të dhënë nga bashkëshorti i saj në dëshmi. Ora e telefonit celular ka regjistruar impulset e të resë, në kohën kur 32-vjeçari është shprehur se ajo është mbytur nga grabitësit.

Së katërti, 32-vjeçari nuk ka qenë bindës në deklaratën që ka dhënë për mënyrën si arriti të lirohej nga litarët me të cilët e kishin lidhur grabitësit për të telefonuar policinë.

Së pesti, sipas rezultateve të analizës teknike në regjistruesin e kamerës ka një mospërputhje. 32-vjeçari ka dhënë një kohë specifike për orën kur grabitësit largohen nga shtëpia. Rezulton se karta ishte hequr 4 ose 5 orë, para kohës së pretenduar nga 32-vjeçari për momentin e hyrjes së grabitësve në shtëpi.

Së gjashti, nga hetimet ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim mesazhesh mes çiftit, të cilat tregojnë se në orët e mesnatës, ata kishin pasur një debat dhe Caroline i ka shkruar të shoqit: Budalla.

Së shtati, piloti pretendon se humbi ndjenjat për të paktën një orë. Por hetuesit thonë se nëse kjo gjendje do kishte zgjatur kaq shumë, atëherë ai do kishte dëmtime të trurit ose mund të humbte jetën. Atëherë lind pyetja se si u rikuperua ai pa probleme serioze për jetën dhe si është e mundur që ai të ishte i qartë teksa ishte pa ndjenja për aq shumë kohë./m.j

Next Post
Nuk kanë hallin e dinjitetit, por të pasurive jashtë vendit! Urdhri i Biden i rrezikon…

Ish-zyrtarja e LSI-së “masakron” Berishën: Ndihej në ajër që do të tronditej politika shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In