• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hajde këtu tani”/ Dëshmitë rrëqethëse për vrasjen e 10 vjeçarit: Matias u përpoq të shpëtonte nga babai duke vrapuar

by Java News
18/11/2021 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e fëmijës me origjinë shqiptare nga i ati ka shkaktuar tronditje të fortë në Itali. Mediat përtej Adriatikut kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Viterbo, ku polaku Mirko Tomkow 44-vjeç i martuar me një vajzë shqiptare u arratis nga spitali COVID, shkoi në shtëpi dhe vrau djalin e tij 10-vjeç me thikë.

Një fqinj i familjes tregoi të gjithë skenën me dëshmi rrëqethëse.

“Dëgjova fëmijën duke zbritur shkallët. Dhe babai i bërtiste “Matias, hajde këtu! Eja këtu!“. Iu afrova derës duke menduar “Nëse duhet ta lë të hyjë”. Pastaj heshtje. Matias ka qenë gjithmonë një fëmijë i bindur.

Ai do të kthehet, imagjinova. Pas pak, ishte tashmë errët jashtë, dëgjoj përsëri të bërtitura. Mendova do të jetë ai pijaneci, burri që po rreh Mariolën. Kështu që unë njoftova 112” tregoi ai.

Ende mister mbetet fakti se kush i ka hapur derën polakut. Nuk ka shenja se dera është hapur me forcë. A e hapi fëmija derën? Apo Mirko Tomkow kishte ende një çelës me vete?

Hetimi është kompleks. Një zyrtar i policisë tregoi se e njihte gjendjen ku ndodhej familja, shqiptarja me të birin pas urdhrit të gjykatës që ndaloi polakun që t’i afrohej pas akuzave për dhunë.

“E kam takuar herën e fundit të hënën. Ajo më tha se gjithçka ishte mirë dhe burri i saj nuk u shfaq më kurrë” tha ai. Nëna e 10-vjeçarit ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur./m.j

Next Post
Një model i kundërt me Berishën: Ish-kryeministri bullgar, heq dorë edhe nga mandati i deputetit!

Një model i kundërt me Berishën: Ish-kryeministri bullgar, heq dorë edhe nga mandati i deputetit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In