• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajdari: Të ndërpriten menjëherë inspektimet e paligjshme

by A R
01/11/2017 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, zhvilloi takimin e përmuajshëm të punës me Kryeinspektorët e Inspektorateve Shtetërore për vijueshmërinë e inspektimeve on-line.

Në fjalën e hapjes, Inspektori i Përgjithshëm pasi shprehu pakënaqësinë e tij dhe të Institucionit që ai drejton për mungesën e disa Kryeinspektorëve në takim, u paraqiti të pranishmëve ecurinë e procesit punës për ristrukturimin e institucioneve me funksione inspektuese, si dhe bëri një paraqitje të ecurisë së inspektimeve online për muajin Tetor 2017.

Inspektimet on-line janë detyrim ligjor për të gjithë Inspektoratet Shtetërore, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe prioritet i Qeverisë Shqiptare nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Inspektori i Përgjithshëm kërkoi që Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Agjencia Kombëtare e Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror i Ujit, të ndërpresin menjëherë inspektimet e paligjshme.

Ligji nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimi nr. 1, datë 12.10.2017, i Zv. Kryeministres, si kryetare e Komitetit Drejtues për Ristrukturimin e Institucioneve të Varësisë”, i detyron trupat inspektuese t’i kryejnë inspektimet të planifikuara, duke e njoftuar biznesin sipas detyrimit ligjor, të pajisur me kartën e inspektorit, si dhe online në prani të biznesit.

Inspektori i Përgjithshëm, urdhëroi që brenda 10 (dhjetë) ditëve, Inspektoratet Shtetërore të mësipërme (ISHMP, IKMT, AKU, ISHSH dhe ISHU) ti kryejnë inspektimet me dokumente standarde, listë verifikimi, të pajisur me kartën e inspektorit ,online, si një proces i rregullt administrativo ligjor, ashtu si 11 (njëmbëdhjetë) inspektoratet e tjera shtetërore, të cilat e realizojnë me sukses procedurën e inspektimit online.

Në përfundim të fjalës së tij, Inspektori i Përgjithshëm, theksoi se kjo mënyrë e kryerjes së inspektimit, përveç se detyrim ligjor, do të shmang korrupsionin, klientelizmin dhe praktikat abuzive ndaj biznesit, si dhe njëkohësisht do ti kthejë trupat e inspektimit në profesionistë. Një proces i tillë ligjor administrativ rrit transparencën, zvogëlon barrën ndaj biznesit, si dhe e ndihmon atë për t’u standardizuar dhe formalizuar.

Gjatë takimit, sektori i IT të IQ dhe IT e Inspektorateve Shtetërore diskutuan në nivel teknik zgjidhjen e të gjitha problematikave për sigurimin e funksionimit të sistemit elektronik të inspektimit.

Next Post
Peqin, 73 vjeçari abuzon seksualisht me të miturën 15 vjeçare

Tiranë/ Tmerri i të resë, 25-vjeçari i hyn në banesë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In