Shkëlqim Hajdari, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës dhe kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, i ftuar në Report Tv ka komentuar lëvizjet e fundit të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku. Sipas tij, ish prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, ka qene ne cdo cenimeter te levizjeve kunder Reformes ne Drejtesi. Hajdari nenvizon se Kryeprokurorja Arta Marku e ka marre institucionin e Prokurorise ne nje gjendje te tmerrshme e dramatike.
Pyetje: Puna në Prokurori, karrierë e suksesshme, por me përplasje me ish-kryeprokurorin. Kryeprokurorja e re po bën disa lëvizje, që nuk janë pritur mirë. Pse ka pasur reagime kaq të forta?
Duhet të them që në fillim se në çfarë gjendjeje e ka gjetur Arta Marku Prokurorine. E ka gjetur ne nje gjendje te tmerrshme. Që në vitin 2014 une dhashë dorëheqje. Bëra një sondazh ku rezultoi se sistemit të centralizuar i Prokurorise së Përgjithshme i kishte ardhur fundi. 90% e reformës që ka përfshirë Prokurorinë është pasqyrë e këtij sondazhi.
Unioni i prokurorëve është një nga gjërat më të pista që ka krijuar politika thjeshtë për të sabotuar reformën në drejtësi. Llalla është çdo centimetër të kundërvënies ndaj reformës në drejtësi. Llalla se ka dashur kurrë reformën në drejtësi. Dy garancitë që u fituan për prokurorët i denigroi. Ka shkarkuar prokurorë pa asnjë arsye. Ka marrë prokurorë pa asnjë përvojë dhe i ka sjellë në Prokurorinë e Përgjithshme. Marku ka gjetur një situatë dramatike në Porokurorinë e Përgjithshme. Ka qenë një rast i paprecendetë Llalla në mënyrën se si ka drejtuar prokurorinë, krahasuar me 6 prokurorët e mëparshëm. Prokurorja e Përgjithshme i ka futur ata në hullit e ligjit duke i shkarkuar, sepse ata ishin në shkelje të ligjit me komandimet që kishin marrë. Reagimi i tyre është absurd. Asnjë ish prokuror i përgjithshëm s’ka asnjë prononcim kundër saj. Asnjë faktor ndërkombëtar nuk ka rezerva për të. Asnjë qytetar nuk ka ngritur ndaj saj asnje akuzë ndaj saj. Ndalimi i vizës nga SHBA është një gjë shumë e rëndë per prokuroret.