• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajdari: I pangopur për të takuar Merkel. Rama: Cila pjesë e hemisferës ta prodhon këtë mendim

by Java News
30/01/2020 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i qeverisë Edi Rama ka “këshilluar”, kryetaren e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari që të mos hedhë akuza ndaj tij të cilat nuk i fakton dot, duke i kujtuar përplasjet me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për akuzat që këta të fundit kanë adresuar në drejtim të tij.

Hajdari: Unë mendoj se më keni keqkuptuar. Ju rrini me zonjën Merkel dhe nuk keni të mendoni se çfarë bëhet në Shqipëri. Ju nuk keni rënë akoma me këmbë në tokë. Jeni akoma te digjitalizimi. Unë kam qenë tek spitali dhe i kam dërguar një rezistencë sepse ishin pa ngrohje. Koncesioni për sterilizimin është i paligjshëm sepse ka çmime shumë më të larta se vendet e tjera. Çdo njeri që merret me këtë fushë e di shumë mirë se ky konçesion është i fryrë’, deklaroi Hajdari.

Rama: Hajde këtu me trego një pazar, e kam sfiduar udhëheqësin tënd fizik, Saliun dhe Lulzimin. Jam në gjyq me ata. Ti me merr të keqen mua, për pazare dhe ndarje pazaresh. Çfarë është ky koncept i pangopësisë? Ju thatë se unë jam i pangopur për të takuar kancelaren, ca fjalie është kjo, cila pjesë, hemisfere brenda magazinës që keni mbi shpatulla ua prodhoi këtë mendim ca është kjo. Dhe ca lidhje ka kjo me egoizmin, ku hyn egoizmi, ca është ky që u ushqeka duke takuar kancelaren, apo jo nuk e dini që është pjesë e detyrës, jo e dëshirës për të takuar edhe ata që drejtojnë vende shumë më të zhvilluara. Nuk keni faj se nuk jeni mësuar se kurrë më parë një kryeministër nuk hynte e dilte nëpër zyrat më të rëndësishme si për punë, njëherë në mot për një vizitë dhe ku jemi parë, ndërkohë që sot ndodh ndryshe, mësohuni.

E di ça do me thënë që kryeministri ndan pazaret. Kjo është akuzë. Procesi i sterilizimit qenka marrëveshje korrupsioni. Edhe kjo është akuzë. Mund të thuash edhe fjalën e fundit kur vjen puna tek opinioni por kurrë akuza me natyrë penale. Nuk mund të kaloni dot filtrin e etikës së një parlamenti ku flitet me gjuhë tjetër, apo të odës së Lekë Dukagjinit. Për ironi dhe hidh e prit. Fjalët e mia janë të hidhura por të tuat janë të rënda. Ato që jeni mësuar ju të bëni janë niveli më i ulët i paturpëisë dhe poshtërisë pikërisht ndaj fëmijëve që përmende këtu. Nëse të rinjtë shohin këtu politikanë që dalin dhe nuk lënë krim pa ia vënë në kurriz njëzëri tjetrit, çfarë mendojnë ata, si edukohen ata. Dëm i drejtpërdrejtë si ai që sjell politika e akuzave të drejtpërdrejta nuk i do. Hajdari ti mund të thuash të gjitha ato që do të thuash hiqi akuzat e kriminalizuara nga fjalori. Nëse do që të përparosh”, tha Rama. /e.s/

Next Post
Dhunoi dy vajzat e mitura dhe burrin e nxori nga shtëpia, arrestohet nëna 43-vjeçare (Emri)

Dhunoi dy vajzat e mitura dhe burrin e nxori nga shtëpia, arrestohet nëna 43-vjeçare (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In