• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajdaraga merr ‘OK’ te politika e Jashtme për ambasadore në Greqi, Bushati kundër: Duhet me profil të lartë

by Java News
21/07/2020 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Politikës së Jashtme miratoi kandidaturën e Luela Hajdaragës për ambasadore në Greqi, ndërsa i vetmi kundër ishte Ditmir Bushati. Kandidatja për ambasadore e Shqipërisë në Greqi përplasi socialistët në Komisionin e Politikës së Jashtme. Pas shkarkimit të Ardiana Hobdarit, ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj propozoi emrin e Luela Hajdaragës si pasuese.

Por ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e kundërshtoi, ndërsa për ta argumentuar qëndrimin e tij ka listuar disa arsye duke nisur nga procedura. Bushati tha se së pari sipas Kushtetutës duhet që Presidenti të shprehet për krijimin e vakancës, gjë që nuk e ka bërë.

“Dua të ndaj disa shqetësime. Kushtetuta imponon që të kemi një vakancë që të vazhdojë procedura e zëvendësimit. Kryeministri ka propozuar zëvendësimin, por Presidenti i Republikës nuk është shprehur për të krijuar vakancën. Pa u shprehur presidenti me dekret, komisioni nuk ndërmerr asnjë veprim. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador. Këtë praktikë e kemi ruajtur që nga 2015-a“.

Më pas, Bushati u ndal te emri konkret dhe karriera, që sipas tij nuk i plotëson kushtet e ligjit që vetë socialistët miratuan. “Ambasador bëhesh ose me histori karriere, do një gradë të caktuar, nuk bëhesh me bashkëngjitje. Gjetëm në 2013 me njerëz më shumë jashtë sistemit diplomatik, se sa brenda. Ne vendosëm një rregull. Duhen 12 vjet eksperiencë në sistemin diplomatik të bëhesh ambasador. 

Nëse vjen nga jashtë sistemit të karrierës, ligji jonë na detyron se duhet të ketë 10 vjet përvojë pune në cështje të jashtme, dhe 3 vjet në pozicione drejtuese.  Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ duhet të na japë një arsyetim për këtë cështje.  Duhet të zbatojmë ligjin që e kemi miratuar po ne si mazhorancë“.

Ish-kryediplomati më tej theksoi se me nivelin e profilit të kandidaturës së propozuar Shqipëria nuk po e ruan traditën e emërimit të ambasadorëve në Greqi. “Ne kemi pasur ambasador të parë Mit’hat Frashërin në Greqi.  Në gjithë historinë tonë, të gjithë ata që kanë shërbyer në Greqi, ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur diplomatike, apo njerëz me profil shumë të lartë publik. Edhe në komunizëm. Sekretari i Përgjithshëm të na tregojë pse po e ndryshojmë këtë traditë 100 vjecare. Nuk jemi as në kushtet e ligjshmërisë. Le t’u themi lamtumirë ligjeve që kemi bërë vetë. Nëse jemi bëri pishman, ne t’ua themi njerëzve“.

Cështjet akoma të pazgjidhura mes dy vendeve janë një tjetër arsye që sipas Bushatit duhet të jenë në vëmendje në emrin e propozuar. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të jemi të kujdesshëm se Greqia është partner strategjik dhe kemi disa cështje të pazgjidhura“.

Bushati i pakënaqur ishte edhe me vendimin e Gent Cakajt për shkarkimet në ambasadën tonë në Greqi. “U ushqye media me informacione për shpartallime celulash diplomatike. Kjo është denigruese. Ministria e Jashtme të japë shpjegime, nuk mbrojti dinjitetin e diplomatëve“.

Megjithatë, deputeti opozitar Ralf Gjoni tha se ambasadorja e re duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet me Greqinë sidomos për Himarën. “Hajdaraga nëse merrni këtë pozicion, nuk po merrem me procedurat, nëse konfirmoheni në këtë detyrë dua t’ju inkurajoj të përmirësoni klimën mes Shqipërisë dhe Greqisë. Janë trajtuar marrëdhëniet me mungesë të theksuar të vetëdijes së peshës që ka secili vend.

Duhet ta keni vath në vesh dhe të keni parasysh se politikën e jashtme nuk e ushtron vetëm ministria por edhe parlamenti dhe ju këtë duhet ta keni prioritet sepse shumë gjëra mund të zgjidhen më mirë në parlament. Jemi në marrëdhënie të vështira me Greqinë. Greqia ka filluar të jetë më e ashpër me Shqipërinë. Një tentativë malinje për të identifikuar Himarën si minoritet grek. Kjo është për mua, përfaqëson një trend shqetësues që mund të shkaktojë probleme në marrëdhënie. Duhet të komunikoni te autoritet në Athinë të vërtetën e asaj që ne ndjejmë këtu” tha ai.

g.kosovari

Next Post
“Të heqim dorë nga normaliteti”, Dom Gjergj Meta: Dëgjoni mjekët, mos ta kthejmë Shqipërinë në morg

"Të heqim dorë nga normaliteti", Dom Gjergj Meta: Dëgjoni mjekët, mos ta kthejmë Shqipërinë në morg

Comments 1

  1. Shkodra nuk ju do or Bushat...! says:
    6 years ago

    Ne Brazil kur do shkoni or Bushat or Bushat…?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se…

VIDEO/ “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se…

August 26, 2026
Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, do të jetë folës kryesor në samitin për zgjerimin

“Stacionet” e Shqipërisë drejt integrimit në BE, objektiv mbetet mbyllja e 3 kapitujve të tjerë deri në shkurt të vitit 2027! Ja hapat dhe fazat

August 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Hashim Thaçi nuk ka nevojë të kthehet si Odiseu

August 26, 2026
VIDEO/ Masakër në Montana të SHBAve, 44-vjeçari shuan familjen e tij me 8 anëtarë, mes viktimave edhe 4 fëmijë!

VIDEO/ Masakër në Montana të SHBAve, 44-vjeçari shuan familjen e tij me 8 anëtarë, mes viktimave edhe 4 fëmijë!

August 26, 2026
Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

August 26, 2026
Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!

“Banjë gjaku”, kasaphana e rebelëve Huthi në Jemen, 59 mijë civilë të vrarë që nga viti 2015!

August 26, 2026
Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

August 26, 2026
Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

August 26, 2026
“Makinë propagande”/ Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore

Magyar i jep fund “epokës Orban”, qeveria e re hungareze dënon Rusinë dhe mbështet Ukrainën: Moska kërcënim për rendin global

August 26, 2026
Triller në Greqi, oficeri i policisë së Athinës gjendet i vdekur brenda makinës! Ja çfarë zbuluan ekspertët dhe dëshmia e partneres

EMRAT/ Krimi në familjen shqiptare në Greqi, kush janë viktima dhe autori, prindër të tre fëmijëve! Dëshmitë e para

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com