• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hahn: Zgjerimi i Bashkimit Europian nuk do të ndalet

by Aalison Pearse Stevens
24/06/2016 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, deklaroi sot në Vjenë se epilogu i referendumit në Britani nuk guxon dhe nuk do të ndalë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën Administrata Publike si bazë për integrimin evropian, Hahn tha se Bashkimi Evropian pa asnjë dyshim mbetet i përkushtuar për vazhdimin e procesit të zgjerimit, duke e cilësuar këtë si një punë që ka filluar unioni, e cila sipas tij nuk është as për së afërmi e përfunduar.

Ai tha se shtetet e Ballkanit kanë pasur të arritura të mëdha gjatë viteve të fundit dhe se tani nuk guxon të ketë lodhje apo dëshpërim për shkak të epilogut të referendumit në Britani. Komisari evropian për zgjerim pranoi se vendimi i britanikëve paraqet njëlloj “çarje” për unionin, por kjo sipas tij nuk nënkupton se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë politikën e vet.

Përndryshe, referendumi në Britani dhe vendimi për largimin e këtij vendi ishte temë qendrore e të gjitha medieve në Ballkan, të cilat tashmë kanë filluar të merren me pasojat politik e dhe ekonomike të këtij vendimi. Shumica e medieve në Ballkan shprehën frikën se ky vendim i britanikëve mund të ndikojë që Bashkimi Evropian të frenojë ambiciet e shteteve të Ballkanit për t’u anëtarësuar në union.

Next Post

Ndahen çmimet në Top Music Awards

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com