• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn: Tregu i përbashkët ballkanik do jetë mes 2018-s

by Java News
07/06/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian shpreson që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë një marrëveshje në samitin e 12 korrikut në Itali, për të krijuar një treg të përbashkët rajonal që mund të realizohet brenda një viti, në përpjekjen e fundit të bllokut për riangazhimin e rajonit.

BE-ja është tejet energjike për të treguar se mbetet e angazhuar në rajonin e Ballkanit, pavarësisht “armiqësive” të brendshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të unionit pas viteve të fundit të krizës ekonomike, papunësisë së lartë dhe rritjes së euroskeptikëve apo partive populliste.

“Tregu i përbashkët i Ballkanit Perëndimor, që do të hiqte pengesat tregtare, do të prezantonte rregulla të standardizuara për bizneset dhe do të eliminonte pengesat për të punuar kudo në rajon, do të ndërtohet mbi marrëveshjen ekzistuese rajonale të tregtisë së lirë”, tha Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili mbikëqyr përpjekjet për anëtarësim në BE të këtyre vendeve.

“Ne shpresojmë të marrim miratimin për këtë treg në samitin e Triestes”, tha Hahn për takimin e ardhshëm e të përvitshëm të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të Bashkimit Europian.

“Me vullnet politik, ne mund ta realizojmë këtë brenda një viti”, tha ai për reporterët, duke shtuar se Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, do të ndihmojë në këtë proces.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat vuajnë ende hijet e luftërave të viteve ’90 dhe janë të rrënuar nga ndasitë politike e etnike, shpresojnë që të gjitha t’i bashkohen Bashkimin Europian.

Këtu bëjnë pjesë, veç Shqipërisë e Kosovës, edhe Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

BE-ja e sheh tregun e përbashkët të 20 milionë banorëve, pjesë e këtyre shteteve, si një mënyrë për të forcuar ekonominë e Ballkanit, të ulë tensionet etnike, të kundërshtojë ndikimin rus dhe të ripërtërijë synimin e rajonit për t’iu bashkuar bllokut.

Hahn tha se tregu i përbashkët do t’i ndihmojë këto shtete të përgatiten për tregun e vetëm e të përbashkët të BE-së, që eliminon barrierat për tregtinë anembanë vendeve të unionit, e duke iu ofruar qasje të lirë konsumatorëve.

“Kjo është një përpjekje për të krijuar një atmosferë pozitive në Ballkan, e gjithashtu për të krijuar mundësi të reja biznesi.

Sigurisht që është e arritshme”, tha Hahn, i cili theksoi më tej se çdo marrëveshje nuk do të hiqte të gjitha pengesat tarifore, sepse Kosova mbështetet te të ardhurat nga detyrimet doganore për 1/3-tën e të ardhurave të saj, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
ISIS merr përsipër sulmin në Iran, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur

ISIS merr përsipër sulmin në Iran, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In