• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn: Shqipëria ka dobësi ligjore dhe teknike për të drejtën e pronës, BE po e monitoron

by Java News
19/04/2019 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi ligjore dhe teknike. Ai shprehet se BE po i monitoron atë.

DW: Cili është opinioni juaj për situatën në Shqipëri lidhur me të drejtën e pronës? Ju pyes duke patur parasysh që Komisioni Europian ka nxitur, për më shumë se 25 vite, qeveritë në Shqipëri, të sigurojnë ligjërisht të drejtën e pronës. Një seri ligjesh, projektligjesh, vendimesh të qeverisë, në vitet e fundit dhe sivjet ecin në drejtim të kundërt: ato parashikojnë shpronësimin e tokës, që kanë pronarët legjitimë për arsye tregëtare në emër të interesit publik. Fjala është për shpronësime që përligjen me zhvillimin e turizmit, ndërtimin e Mega Hoteleve nga privatët, kryesisht në Bregdetin e Jonit. Sa mund të ndikojë kjo situatë në vlerësimin e Shqipërisë nga Komisioni për hapjen e negociatave?

Johannes Hahn: Problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e pronës janë në fakt një çështje komplekse dhe e vjetër në Shqipëri, që shkon pas në vite, në kohën e rënies së regjimit komunist. Përmbyllja e sigurisë ligjore dhe qartësia e titujve të pronësisë nuk është arritur ende plotësisht, pavarësisht nga vazhdimi i përpjekjeve për arritjen e tyre. Copëzimi, fragmentarizimi ligjor, zbrazëtitë në sistemin e regjistrimit dhe zbatimin e ligjit në këtë fushë mbeten të adresohen në të gjithë vendin. Komisioni Europian është i vetëdijshëm për shqetësimet ndaj vendimeve të fundit, të miratuara nga Qeveria shqiptare, lidhur me menaxhimin e tokës përgjatë zonës jugore bregdetare dhe vazhdon të angazhohet me autoritetet kompetente  në këtë drejtim. Duke pasur parasysh rëndësinë e temës në vend, është vendimtare që çdo masë e mëtejshme të jetë pjesë e një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të përshtatet në një plan të strukturuar reformash.

Të drejtat e pronësisë po monitorohen nga BE si pjesë e kuadrit të të drejtave themelore të njeriut. Komisioni Europian po shqyrton mundësitë ta mbështesë Shqipërinë në trajtimin e situatës problematike lidhur me të drejtën e pronës, në linjë me standaret ndërkombëtare.

DW: Cilat hapa mund të ndërmarrë Komisioni Europian për ta bërë mbështetjen e tij financiare për ҫështjen e pronës më efikase se deri tani dhe kontribuar njëherazi edhe në reduktimin e korrupsionit, që ndodh nga shkelja e të drejtës së individit për pronën? 

Le të ndalem pak më hollësisht: në Shqipëri situata e pazgjidhur ligjore për pronësinë vijon t’i hapë dyert korrupsionit dhe zotërimit të pasurisë së vendit nga i njëjti grup njerëzish. BE ka dhënë fonde që në Shqipëri të respektohet e drejta e pronës dhe të luftohet korrupsioni në fushën e pronësisë së tokës. Por p.sh. EURALIUS, i financuar nga BE, hartoi verën e kaluar një Draft Raport, ” Mbrojtja e Pronës në Shqipëri”, që edhe sot e kësaj dite, nuk është kthyer në një Raport dhe nuk ka parë dritën e botimit.

Johannes Hahn: Komisioni Europian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në adresimin e çështjeve lidhur me të drejtat e pronës. Duke pasur parasysh kompleksitetin e këtyre ҫështjeve, mbështetja e mundshme financiare e BE-së do të shoqërohet me një monitorim të plotë të zhvillimeve përkatëse legjislative dhe institucionale që ndikojnë në situatën e të drejtave pronësore në Shqipëri. Për më tepër, Komisioni Europian, gjatë hartimit të mbështetjes së tij, është duke përdorur ekspertizë multidisiplinare për të shqyrtuar kuadrin ligjor, institucional dhe teknik dhe siguruar që mbështetja e tij të jetë komplementare me programet e tjera të donatorëve. Përveç kësaj, Komisioni i jep Shqipërisë mbështetje të konsiderueshme në zbatimin e strategjisë së saj kundër korrupsionit.

DW: A ka vullnet Komisioni Europian të angazhojë ekspertë europianë dhe fonde financiare për të rishikuar gjithë kuadrin ligjor në Shqipëri, që ai të jetë në përputhje me standartet europiane, shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtës themelore të pronës?

Johannes Hahn: Kuadri i të drejtave pronësore në Shqipëri mbetet i fragmentarizuar dhe kërkon përpjekje të strukturuara për të adresuar dobësitë e tij ligjore dhe teknike. Komisioni Evropian vazhdon të angazhohet me autoritetet shqiptare për këto çështje dhe të diskutojë mbështetjen financiare të BE-së. Modalitetet e një ndërhyrjeje të tillë ende mbeten për t’u përcaktuar, por drejtimi i aktorëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve me ekspertizat përkatëse po përdoren për të ushqyer procesin e reformave në këtë fushë komplekse.

DW: A e shihni shkeljen e së drejtës së pronës së individit një gjenerator potencial revoltash dhe trazirash në Shqipëri, në një kohë kur nga faktorë të tretë, si psh. Rusia nuk mungojnë përpjekjet për të destabilizuar vendet e rajonit, mes tyre edhe Shqipërinë?

Johannes Hahn: Çështjet e pazgjidhura në këtë fushë kanë një efekt negativ në të drejtën e individit ndaj pronës dhe në gëzimin paqësor të saj, duke përfshirë edhe privimin e mundshëm të  pronarëve legjitimë nga prona, toka e tyre. Për më tepër, ato mund të kontribuojnë në një “efekt ngrirës” mbi investimet e aktorëve të biznesit dhe të krijojnë një premisë për informalitetin, duke përdorur vakumet në zbatimin e ligjit. Në këtë drejtim, Komisioni Evropian pohon se konsolidimi i të drejtave pronësore kërkon të drejta të pronës të qëndrueshme, që të funksionojnë mirë në të gjithë vendin, në të cilat të jetë përmbushur parimi i sigurisë ligjore. Ne, inkurajojmë një proces reformimi të mirë kalibruar me përfshirjen e të gjithë aktorëve përkatës dhe nën drejtimin  ndërkombëtar.

g.kosovari

Next Post
Ministri Tahiri akuza Vuçiç: Po strehon të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviç

Ministri Tahiri akuza Vuçiç: Po strehon të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

November 10, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Kriza demografike, 729 bebe më pak në 9 muaj! Pasiguritë ekonomike dhe emigracioni thellojnë problematikën

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

November 10, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

November 10, 2026
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

November 10, 2026
Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

November 10, 2026
Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

November 10, 2026
“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

November 10, 2026
“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

November 10, 2026
Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In