A do të vijë Hahn të negociojë për të bindur Lulzim Bashën të marrë pjesë në zgjedhje? Kësaj pyetje të Report Tv i ka kthyer zyrtarisht përgjigje Maja Kocijancic zëdhënësja e BE.
Sipas saj qëndrimi i Unionit mbi krizën politike të provokuar nga bojkoti i opozitës u bë i qartë në deklaratën për shtyp të shefes së Politikës së Jashtme të BE, Mogherini dhe komisionerit për Zgjerimin Hahn. “Qëndrimi i bë-së është ky” –shprehet Kocijancic.
“Jemi të keqardhur për bojkotin e parlamentit dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit sipas praktikës demokratik dhe jo jashtë tij. Qytetarët dëshirojnë udhëheqës të përgjegjshëm”, thuhej në deklaratë, ku 2 zyrtarët e lartë të BE-së shprehimisht thonin se bllokimi institucioneve të reja të drejtësisë për unionin është një sulm ndaj Reformës në Drejtësi.
“Reforma e domosdoshme në drejtësi ka marrë një tjetër goditje. I bëjmë thirrje të gjitha partive të plotësojnë institucionet e Vettingut. Sulmi ndaj reformës në drejtësi në vend që të sigurosh zbatimin e Vettingut me monitorim të afërt të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ne presim që anëtarët e Parlamentit do të tregojnë përgjegjësi, zotësinë për të vepruar brenda kornizës demokratike legjitime institucionale.” mbyllet deklarata e BE.
Të shtunën Meta dhe Rama ranë dakord që t’i dërgonin një letër komisionerit Hahn dhe kreut të partive popullore europiane Josef Dual për të negociuar kthimin e opozitës në kuvend dhe zgjedhje.