Komisari evropian për negociata dhe për fqinjësi të mirë Johanhes Hahn, ka thënë në Bukuresht se shpreson në nisjen e sërishme të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , transmeton Koha.net.
“Shpresoj se disa njerëz do të fillojnë së kuptuari se ku është puna”, citon b92 të ketë thënë ai.”I gëzohemi asaj që e kemi arritur me Maqedoninë Veriore.
Kjo do të stimulojë rinisjen e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës”, ka deklaruar Hahn.
Ai ka shfaqur shpresën se Kosova do ta heqë taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë. (b.an)