• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haga vijon ‘gjahun’ ndaj UÇK! Arrestohet ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë

by A R
05/12/2024 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten edhe ish-Ministrin e Drejtësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi.

Ky është arrestimi i katër që Specialja e ka bërë mëngjesin e së enjtes, pasi që paraprakisht është arrestuar ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ish-shefi e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dy heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Kuçi ka qenë pjesëtar i ekipit mbrojtës të ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në procesin gjyqësor në Speciale, ku po akuzohet për krime të pretenduara lufte.

Në lidhje me këto arrestime, ka reaguar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku ka theksuar se është duke kryer operacione të vazhdueshëm në Kosovë.

Përmes një komunikate për media të enjten, ZPS-ja ka thënë se operacionet kanë të bëjnë me veprat kundër administrimit të drejtësisë, pa dhënë detaje shtesë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione të vazhdueshme në Kosovë në një hetim që fokusohet në veprat kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar gjyqësorisht nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Lajmi për arrestimin e Kilajt dhe Smakajt është konfirmuar për mediat në Prishtinë edhe nga familjarët e tyre.

Ndërsa, arrestimin e Fazliut e ka konfirmuar djali i tij, Fahri Fazliu, përmes një postimi në Facebook.

“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu”, shkroi Fazliu.

Ai theksoi se me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë.

“Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme! Krenar me ty Bablok”, shtoi.

Ndryshe, Isni Kilaj ishte arrestuar edhe në nëntor të 2023, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “pengim të drejtësisë”. Kilaj ishte liruar në maj.

Po vitin e kaluar, nga Gjykata Speciale ishin bastisur shtëpitë e Smakajt dhe Fazliut.

Në lidhje me këto arrestime, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së, Faton Klinaku.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

/a.r

Next Post
“A jeni burra a jo, ju ka bërë dëm vaksina?!”, Manja-deputetëve të opozitës: S’keni turp? I thoni një zonje 60 vjeçe ‘përfaqësuese e Sinaloas’

Manja, i prerë me opozitën: Ne kemi numrat dhe do i anulojmë gjobat para Vitit të Ri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In