• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

by E S
15/02/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota shqiptare i drejtoi sytë këtë javë nga Haga.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është në etapën e fundit, drejt vendimit që do të japë trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues, në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit të Hagës që nga muaji nëntor i vitit 2020.

Kryeprokurorja Kimberly West tha se ata akuzohen për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme; si dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

Gjatë javës që u mbyll, trupa gjykuese u njoh me deklaratat përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Mbrojtësit të Viktimave dhe ekipeve mbrojtëse të ish-eprorëve të UÇK-së.

Aktakuza u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe më 5 nëntor të po atij viti, të akuzuarit u dërguan në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gjykimi nisi më 3 prill 2023.

Prokurorët pretenduan se të akuzuarit ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që kishte shënjestruar kundërshtarët e perceptuar të UÇK-së. Në fjalën hapëse, prokurori Alex Whiting tha se shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës.

Mbrojtja kundërshtoi duke theksuar se UÇK-ja nuk kishte komandë të centralizuar. Thaçi u deklarua i pafajshëm, duke mohuar akuzën për trafikim organesh, të ngritur më herët nga raporti i Dick Marty në Këshillin e Evropës (2011).

Nga prilli 2023 deri në dhjetor 2025, palët paraqitën prova dhe dëshmitarë. Prokuroria solli 125 dëshmitarë, ndërsa 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë me shkrim.

Dëshmitarë të mbrojtjes ishin James Rubin, Christopher Hill dhe Wesley Clark, të cilët argumentuan se Thaçi kishte rol politik, UÇK-ja nuk kishte zinxhir komandues funksional dhe se ajo nuk ishte organizatë terroriste.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë marrë mbështetje nga kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe bashkëluftëtarët e tyre, të cilët organizuan protesta në Hagë, Tiranë, Shkup dhe Prishtinë.

Deklaratat përmbyllëse pritet të zgjasin deri më 18 shkurt. Pas tyre, çështja kalon te trupi gjykues, i cili ka tre muaj kohë për vendimin.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë. Gjykata Speciale hetoi krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

Next Post
U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In