• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haga, Vendimi për Mlladiçin mund të vonojë një vit

by Java News
16/12/2016 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqi për krime lufte dhe gjenocid ndaj ish-shefit ushtarak serbo-boshnjak, gjeneralit Ratko Mlladiç, u mbyll këtë të enjte, ndërkohë që 3 gjykatës të Kombeve të Bashkuara kanë shtyrë qëllimisht periudhën e diskutimeve për vendimmarrjen, një proces që pritet të marrë afro një vit kohë. Prokurorët dhe pala mbrojtëse e Mlladiçit dhanë edhe versionet e tyre përfundimtare, përpara se kryegjyqtari Aphons Orie shtyu seancën derisa gjykata të japë verdiktin e saj për 11 akuza, mes të cilave për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurorët kërkuan nga gjykatësit e Tribunalit për krimet e luftës në ish-Jugosllavi me seli në Hagë, të dënojnë Mlladiçin me burgim të përjetshëm, i akuzuar si truri i masakrave të ndodhura në Bosnjë gjatë luftës së viteve ’92-’95. Ndërsa avokat mbrojtës të tij kanë kërkuar pafajësinë.

Prokurori Alan Tieger u përpoq të përmblidhte çështjen e tij dhe të kundërshtonte pretendimet se Tribunali i Hagës është i njëanshëm kundër serbëve, që faktikisht kanë përbërë edhe shumicën e të dyshuarve të dënuar nga kjo gjykatë.

“Gjenerali Mlladiç nuk vjen në këtë gjyq sepse është shtetas serb. Nuk ka dalë para trupës gjyqësore, sepse ka qenë një oficer ushtarak”, tha Tieger. “Ai ndodhet këtu, sepse prova të shumta tregojnë dhe provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se, ai është fajtor për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid”.

Faza përfundimtare e këtij gjyqi, në rastin e Mlladiç, është një arritje historike për Tribunalin e Hagës, që u ngrit në vitin 1993 teksa Ballkani ende ziente nga luftërat, e prej atëherë ka hetuar me sukses me dhjetëra të dyshuar, raporton Tch.

Avokati mbrojtës, Dragan Ivetiq tha para gjykatës se, ende ekzistojnë dyshime të arsyeshme nëse klienti i tij ka qenë përgjegjës për vrasjet masive të myslimanëve, që ndodhën gjatë luftës, apo edhe për krime të tjera.

“Duke shqyrtuar të gjitha aspektet e kësaj çështjeje, gjenerali Mlladiç nuk mund të konsiderohet penalisht përgjegjës, sepse hetimet nuk e kanë nxjerrë atë në krye të piramidës”, tha Ivetiç.

Gjyqi ndaj Mlladiç është i fundit, përpara se Gjykata për Krimet e Luftës të pushojë së ekzistuari, teksa çështjet e mbetura gjyqësore do t’ia kalojë një institucioni të quajtur “Mekanizmi i OKB-së për Tribunalët Ndërkombëtarë të Krimeve” (UNMICT). (b.an)

Next Post
Cipras: Besoj në një avancim pa shantazhe të çështjes së borxhit

Cipras: Besoj në një avancim pa shantazhe të çështjes së borxhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com