• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haga mund të prodhojë tërmet politik në Kosovë

by Mero Baze
28/06/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Njoftimi i prokurorit special në Hagë, nuk ka hedhur në erë vetëm inciativën amerikane për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ketë pasoja dhe mbi riformatimin e spektrit politik në Kosovë. Në listën e këtij prokurori janë shumica e politikanëve të njohur të Kosovës së krahut të luftës dhe figura të tjera të shoqërisë së Kosovës.

Nëse Gjykata Speciale formalizon akt-akuzat, drejt Hagës do të fluturojnë Presidenti i Kosovës, ish Kryeministri, ish kryetari i Kuvendit, ish zëvendëskryeministri, rreth 10 ushtarakë të lartë, dhe disa figura të tjera të shoqërisë së Kosovës. Në çdo rrethanë ky është jo vetëm një tërmet politik në Kosovë, por dhe një përmbysje e dhunshme e spektrit politik, që druaj se kalon aq lehtë.

Dhe e sigurt është se këta do të fluturojnë të gjithë në një ditë ose në një javë, duke krijuar një zbrazëti, e cila mund të krijojë së pari tension social dhe së dyti nevojën urgjente për pasardhës të rinj, që të mbajnë nën kontroll elektoratin e tyre. Këto parti kanë thuajse gjysmën e votave të Kosovës, dhe efekti që pritet të ketë ekzekutimi i akt-akuzave, është shumë më i madh se efekti që pati ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, nën mbikqyrjen amerikane.

Duke qenë se është një pastrim u dhunshëm i fushës së lojës dhe jo një reformim natyral i saj, Kosova rrezikon të zhytet në turbullira të brendshme, nëse më shumë se gjysma e politikanëve të njohur të saj përfundojnë në Hagë.

Madje ky akt rrezikon të prodhojë të kundërtën e asaj që ëndërrojnë kundërshtarët politikë të këtyre liderëve. Ky akt mund të nxjerrë dhe ata jashtë loje, ashtu siç do të nxjerrë jashtë loje dhe rolin e Tiranës, e cila mund të bëjë rolin e korrierit diplomatik Uashington- Tiranë- Prishtinë.

Meqë shumë prej liderëve të krahut të luftës, që do të udhëtojnë në Hagë, gjatë periudhës së qeverisjes kanë pasur akuza për korrupsion dhe kapje të shtetit, shkuarja në bllok në Hagë si heronj të luftës së Kosovës, jo vetëm që mund të mos nisë procesin e ç’kapjes së shtetit, por mund të heroizojë edhe më shumë se sa meritojnë këto figura, duke i kthyer në simbole të historisë së Kosovës.

E di që është e vështirë që liderë të rinj të emërohen në vend të tyre, qoftë dhe prej tyre, pasi do të ngjanin si Lulzim Basha. Mbështetësit e tyre politikë në Kosovë pas shkuarjes në Hagë, do të jenë dhe më fanatikë se sa sot dhe një elektorat militantësh radikalë.

Ky elektorat të udhëhiqet dhe kontrollohet ose nga liderë që do të lindin nga trazirat sociale që mund të pasojnë ikjen e tyre, ose nga liderë të prodhuar nga mbështetja që SHBA ose Perëndimi duhet t’u japë atyre për të mos u ndjerë të braktisur. Kjo e dyta është vendimtare.

Historinë e Kosovës, në një moment delikat të saj në vitet 1998 -1999 e përcaktoi pushka në mal.

Pas 20 vitesh nëse Kosova do të ndjehet e braktisur dhe mbështetësit e krahut të luftës të poshtëruar, historinë mund ta vendosin sheshet e Kosovës. Dhe kjo nuk do të jetë mirë për askënd. As për kundërshtarët e këtyre që po shkojnë në Hagë. Edhe ata mund të jenë “viktima” të këtij tërmeti.

Next Post
Sërish lëkundje të fuqishme tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje të fuqishme tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

Comments 1

  1. comment says:
    6 years ago

    vegel e Rames!!
    prandaj shkon Rama ne Kosove te shpetoje klasen e vjeter politike.
    C’di ti Mero Baze per politiken e nje vendi me shume se cdo shqiptar i zakonshem?
    Pse politika duhet te jet establishmnt? Pse politika duhet me qene zanat? Politika duhet te reflektoje interesa te shoqerise jo te grupeve politike!. Por interesat e shoqerise ndryshojne se gjithnje ndryshojne problematikat. Me ndryshimin e problematikave edhe njerezit qe i prezantojne keto ndryshime per reflektime politike jane te ndryshem. Atehere pse mos ndryshojne njerezit qe i prezantojne ato ne politike, se eshte fallco te pretendosh qe i njejti njeri preket mjaftueshem nga cdo ndryshim cfaredoqofte ai sa te justifikoje prezencen konstante te vet ne politike. Kur ndodh kjo politika eshte bere biznes, zanat, klase e kapur nga interesa grupesh te privilegjuara, dhe s”ka te beje me zgjidhje ndryshimesh ne shoqeri.
    Ndersa Mero Baze m’i qan hallin boshllekut ne politiken e Kosove e cila ne te vertete eshte e plage vjeter e Kosoves e ku ta gjesh te shkundet dhunshem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

May 15, 2026
Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

May 15, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

May 15, 2026
Alibeaj: Konsensusi Rama–Berisha për rezolutën e BE-së paralajmëron marrëveshje të tjera okulte

Alibeaj: Konsensusi Rama–Berisha për rezolutën e BE-së paralajmëron marrëveshje të tjera okulte

May 15, 2026
Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

May 15, 2026
Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

May 15, 2026
Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

May 15, 2026
Peleshi komenton bashkimin PS-PD për BE-në: Konsensusi është forcë, jo dobësi

Peleshi komenton bashkimin PS-PD për BE-në: Konsensusi është forcë, jo dobësi

May 15, 2026
Telefoni i gazetarit ndërpret konferencën, Lavrov: Do nxjerrin armën

Telefoni i gazetarit ndërpret konferencën, Lavrov: Do nxjerrin armën

May 15, 2026
Britania jep dritën jeshile, “Fania i Beratit” do të ekstradohet, rrëzohet pretendimi për atentate

Britania jep dritën jeshile, “Fania i Beratit” do të ekstradohet, rrëzohet pretendimi për atentate

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In