• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haga: Me 24 mars shpallet vendimi për Karaxhiçin

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë njoftoi të enjten se më 24 mars do të japë vendimin e saj shkallës së parë në çështjen kundër Radovan Karaxhiqit. Ish-kryetari 69-vjeçar i serbëve të Bosnjës akuzohet për organizim të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995 dhe në shtatë komuna të Bosnjës në vitin 1992, persekutim të jo-serbëve në të gjithë vendin, terrorizim të popullsisë së rrethuar të Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së. Prokurorët kanë kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.

Por, në deklaratën përfundimtarë të Karaxhiqit para gjykatës në tetor të vitit 2014, ai pranoi se krimet ishin kryer gjatë asaj që ai e quajti lufta “e tmerrshme” e viteve 1992-1995, por këmbënguli se ai kurrë nuk i urdhëroi këto krime. “E kam ndërgjegjen e pastër dhe zemrën e qetë, sepse unë nuk dëshiroja luftën,” tha ai. Prokuroria megjithatë argumentoi se ai ishte përgjegjës për organizimin e gjenocidit, dëbimit me dhunë dhe përndjekjes në një shkallë masive gjatë konfliktit të viteve 1992-1995, me qëllim shkatërrimin e të gjithë komunitetit boshnjak. “Kur mijëra vriten dhe mijëra traumatizohen dhe ndalohen, pjesa më e madhe e shtëpive dhe vendeve të tyre të lutjes shkatërrohen dhe pjesa tjetër e tyre zhvendosen në të gjithë botën, mund ta përcaktosh shumë qartë se me veprime të tilla synohet shkatërrimi i komunitetit,” tha prokurori Alan Tieger në argumentet e tij përmbyllëse.

Gjyqi filloi në vitin 2009, pasi Karaxhiq u arrestua në Serbi dhe iu dorëzua gjykatës së Hagës pas më shumë se një dekadë në arrati. Që atëherë, rreth 600 dëshmitarë kanë dhënë dëshmi dhe gjyqtarët do të duhet të marrin në konsideratë mbi 11,000 dëshmi prova materiale dhe dhjetëra mijëra faqe prova me shkrim.

Next Post

Arratiset Xhesika Ndoj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In