• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Haga lëshon urdhërarrest për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Izraelit: Në pranga edhe komandanti i Hamas

by A R
21/11/2024 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, të akuzuar për krime të dyshuara lufte.

Në një deklaratë të mërkurën, gjykata me bazë në Holandë tha se gjeti “baza të arsyeshme” për të besuar se Netanyahu mban përgjegjësi penale për krimet e luftës duke përfshirë “vrasjen nga uria si metodë lufte” dhe “krimet kundër njerëzimit përmes vrasjes, persekutimit dhe të tjera akteve çnjerëzore”.

Me këtë vendim, Haga hodhi poshtë sfidën e Izraelit për juridiksionin e gjykatës mbi këtë çështje.

Një urdhër-arrest është lëshuar gjithashtu për komandantin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, megjithëse ushtria izraelite ka thënë se ai u vra në një sulm ajror në Gaza në muajin korrik.

Tani do t’i mbetet në dorë 124 vendeve anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët nuk përfshijnë Izraelin ose aleatin e tyre, Shtetet e Bashkuara, të vendosin nëse do të zbatojnë ose jo vendimin.

Në maj, prokurori i Hagës, Karim Khan, kërkoi lëshimin e urdhër-arrestit për Netanjahun, Gallant, Deif dhe dy liderë të tjerë të Hamasit, të cilët janë vrarë që atëherë, Ismail Haniyeh dhe Yahya Sinwar.

Edhe pse Izraeli beson se Deif është vrarë gjithashtu, Haga pretendon se nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë vdekjen e tij.

Çështja e prokurorit kundër liderëve të Izraelti dhe Hamas rrjedh nga ngjarjet e 7 tetorit 2023, kur militantë të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje në Gaza.

Izraeli iu përgjigj sulmit duke nisur një fushatë ushtarake për të eliminuar Hamasin, gjatë së cilës janë vrarë të paktën 44,000 njerëz në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit. Khan akuzoi liderët e Hamasit për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke përfshirë shfarosjen, vrasjen, marrjen e pengjeve, përdhunimin dhe torturën.

Për udhëheqësit izraelitë, akuzat përfshinin sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe përdorimin e urisë si armë lufte, si dhe shfarosje dhe vrasje.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 22 Nëntor 2024

Comments 4

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Me ne fund,GJykata penale nderkombtare e Hages doli nga Komo,mori vendimin e duhur,per kriminelte izrajlit,qe kryen GENOCID ndaj popullit te pa mbrojtur,qe vrane pa meshir,femije,gra e pleq.

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Gjykata Nderkombtare e Hages,eshte per tu falendruar,edhe per leshimin,per urdher arasitn per kriminelin,komandant i hamasit.

    Reply
  3. Lili❤️ says:
    1 year ago

    Po këto fjalë,të lumtë goja,i duhen thënë Krimministrin Edi Rama,që e bëri Popullin shqiptar si mbrojtës të genocidit në Gaza,duke mos lejuar asnjë protestë kundër genocidit Izraelit në Gaza,dhe duke mos lejuar popullin shqiptar të mblidhte ndihma humanitare për popullin palestinez,për fëmijët e uritur,të plagosur dhe të sëmurët palestinezë.Kjo është fytyra e këtij bythlëpirësi të ShBA…që do me çdo kusht të qëndrojë në pushtet…Ky që s’ka dhimbje njerëzore,që tallet me mjerimin migjenian që ka pllakosur vendin dhe familjet e varfëra të pensionistëve shqiptarë.

    Reply
  4. Lili❤️ says:
    1 year ago

    Po këto fjalë,të lumtë goja,i duhen thënë Krimministrit Edi Rama,që e bëri Popullin shqiptar si mbrojtës të genocidit në Gaza,duke mos lejuar asnjë protestë kundër genocidit Izraelit në Gaza,dhe duke mos lejuar popullin shqiptar të mblidhte ndihma humanitare për popullin palestinez,për fëmijët e uritur,të plagosur dhe të sëmurët palestinezë.Kjo është fytyra e këtij bythlëpirësi të ShBA…që do me çdo kusht të qëndrojë në pushtet…Ky që s’ka dhimbje njerëzore,që tallet me mjerimin migjenian që ka pllakosur vendin dhe familjet e varfëra të pensionistëve shqiptarë.

    Reply

Leave a Reply to Lili❤️ Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In