lli Manjani, një eksponent i rëndësishëm i LSI-së, ndryshe nga Ilir Meta dhe Luan Rama, mendon se PS ka fituar zgjedhjet.
Ai ka thënë se PS ka marrë 70 vota.
Sipas tij, socialistët kanë arritur të ruajnë dhe thellojnë rezultatin e 23 qershorit të 2013-s, falë biznesit të kanabisit.
“Unë jam i bindur në një gjë, konsumin e vet, Partia Socialiste, konsum normal i logjikshëm pas 4 vitesh, sepse reforma nuk ka pasur.
Sigurisht që prodhoi konsum.
Me biznesin e kanabisit është financuar ky konsum për të ruajtur Partinë Socialiste në ato nivele që ka qenë në 2013 dhe me votat e 2013-s, PS është me 70 mandate.
Tani është shumë vonë”, tha Manjani për Ora News. /b.d