• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit Toni Kroos: Kishte edhe gjermanë që na donin të eliminuar, nuk largohemi lehtë

by Java News
24/06/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania ishte jashtë Botërorit mbrëmjen e kaluar deri në minutën e 94 në sfidën direkte kundër Suedisë, ndeshja e dytë në Grupin F. Nordikët kaluan të parët në avantazh në minutën e 32 me Toivonen, ndërsa Marco Reus vuri barazpeshën në fillimin e pjesës së dytë. Situata u komplikua jo pak për “pancerat” kur Jerome Boateng e la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 82 të sfidës.

Por një shpikje “alla gjermane” nga Toni Kroos shënon një supergol nga një pozicion i vështirë, pas një skeme me Reus, duke mposhtur portierin Olsen në minutën e 94 të ndeshjes. Pas takimit, Kroos befasoi me deklaratën e tij, duke thënë se shumë e donin Gjermaninë të eliminuar, mes tyre, tha ai, ka edhe gjermanë.

“Ia arritëm të fitonim një ndeshje që duhej ta fitonim patjetër. Ishin të shumtë njerëzit që donin që ne të eliminoheshim para kohe, madje edhe gjermanë, por nuk do ia bëjmë aq të lehtë. E merituam këtë fitore, ushtruam shumë presion, edhe pse nuk krijuam shumë. Në fund na mjaftoi për të fituar. Tani nuk kemi kohë për të pushuar, dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Koresë që na duhet ta fitojmë me patjetër”, u shpreh Kroos.  /a.ç

 

Next Post
Thaçi e Vuçiq takohen sot, flitet për demarkacionin me Serbinë

Thaçi e Vuçiq takohen sot, flitet për demarkacionin me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com