• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit shqiptari nga Vjena: Jam gati t’ia fal vilën time Nexhmije Hoxhës

by A R
10/11/2018 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar i Maqedonisë me banim në Vienë, Sali Zuberoski, i ofron Nexhmije Hoxhës një vilë në Manastir.

Në mungesë të një komunikimi të drejtpërdrejtë me zonjën Hoxha, zoti Zuberoski ia ka njoftuar këtë me anë të një mesazhi avokatit Idajet Beqiri.

“Po jua dërgoj këtë mesazh në Dita, sepse në të vërtetë, unë nuk jam avokat i Nexhmije Hoxhës, por i Rustem Peçit për çështjen që sapo është hapur. Jua dërgoj me kënaqësi për të parë se si reagojnë shqiptarët në momente të tilla. Atë që shteti e bën me dhunën e tij, e amortizojnë shqiptarët me përkrahjen, me solidaritetin që tregojnë”.

Ky person që ofron këtë ndihmë për familjen Hoxha është një shqiptar prej Manastirit, qytetit ku ka lindur Nexhmija afro 98 vite më parë. Por edhe qyteti ku u mbajt Kongresi i famshëm për alfabetin e shqipes 110 vjet më parë.

Gjatë këtyre ditëve ne kemi marrë reagime nga familjet banore të godinave që preken nga Unaza e Re e Tiranës, mes të cilave familjet Hoxha dhe Peçi.

Gazetari Xhevdet Shehu që e ka ndjekur kètë çështje prej disa numrash shkruan sot në DITA:

“Njëzet e tetë vite të shkuara familjen e Enver Hoxhës dhe të Rustem Peçit, me një akt hakmarrës dhe denigrues, i çuan qëllimisht për të banuar në ish-Pularinë e Laprakës.

Në një shkrim të para pak ditëve unë nënvizoja faktin se në atë banesë të Pularisë së Laprakës regjimi i Sali Berishës në gjysmën e parë të viteve ’90 e arrestoi Shefqet Peçin dhe e transportuan me barrelë për në burg ku edhe vdiq. Në të vërtetë qeveria e një çerek shekulli më parë, me këtë gjest, në vend të fitonte pikë, humbi maksimalisht. Duket sikur historia po përsëritet pas 25 vjetësh me një shembull të ngjashëm.

Hoxhajt dhe Peçët i kanë blerë dhe hipotekuar këto hyrje, pra i kanë pronë private dhe megjithëse bëhet fjalë për një godinë të përshtatur dhe arnuar, duket se ishin ambientuar me këtë gjendje. Jetojnë në kushte skajshmërisht të vobekta dhe kush i ka parë apo vizituar është bindur për këtë edhe nëse ka qenë skeptik”.

Më poshtë mesazhi i plotë i z.Sali Zuberoski:

I nderuari  Idajet Beqiri

Respekt për ju. Më njihni mirë kur ju kishim udhëheqësin tonë të FBKSH. Nga shkrimi juaj te Dita mësova se  Nexhmije Hoxha mund të mbesë pa shtëpi për shkak të makinacioneve dhe hakmarrjes primitive. Unë Sali Zuberoski, nga Manastiri, por rezident në Wien të Austrisë prej vitesh, i vë në dispozicion Zonjës Nexhmije Hoxha vilën time në Manastir, falas, pa qera, me qëllim që të jetoj aty me gjithë familjen e saj, duke u bërë pronare e kësaj vile. Me respekt për ju atdhetar i spikatur.

Sali Zuberoski – Wien, Austri

Next Post
“Do marrim Korçën dhe Sarandën”, Kush e financoi udhëtimin e grekëve në Bularat?

"Do marrim Korçën dhe Sarandën", Kush e financoi udhëtimin e grekëve në Bularat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In