• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit Pollo: Duke ngritur çështjen ‘Beleri’ në Bruksel, Athina ngre një çështje të brendshme të shtetit shqiptar

by Java News
27/11/2023 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Pollo shkruan se veto e Greqisë kundër Shqipërisë është diçka positive. Kjo, pasi sipas tij, Brukseli mbyll sytë ndaj shkeljeve në Shqipëri, siç është rasti i Fredi Belerit.

Pjesë nga shkrimi i Pollos

Po qe se i referohemi tipologjisë së motiveve të mësipërme Athina:
-nuk po pretendon se Shqipëria po i përvetëson historinë (në fakt nëna e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë ishte princeshë nga fisi i Mollosëve, kushërinj me Ilirët, por ne nuk e kemi pretenduar zyrtarisht si (gjysëm) shqiptar);

-nuk po pretendon se jemi grekë e që shqipja është një dialekt i greqishtes (jetojmë në kohën e një dalldisjeje fejsbuku mbas pellazgjishtes edhe si çati e përbashkët por fatmirësisht kjo ende nuk është bërë argument i diplomacisë);

-nuk po pretendon që çështjen e kufirit detar me Shqipërinë t’a bëjë parakusht në procesin e Bashkimit Europian (ky ka qenë një proces strikt bilateral që prej 15 vjetësh ka ecur mes marrëveshjesh, anullimeve të tyre, negociatave të pafrytshme dhe dakordimit për arbitrazh ndërkombëtar);

-nuk po insiston që shteti ynë të paguajë demshpërblime për aksh kompani greke (nuk do të ishte çudi por nuk është ky rasti).

Përtej këtyre rasteve tipike bilaterale lipset të vërehet se Athina nuk po pëdor veton minoritetin grek që teorikisht do të kishte bazë ligjore (Kriteret e Kopenhagenit, të cilat duhen përmbushur nga shtetet kandidate për në BE, flasin shprehimisht për të drejtat e minoriteteve) ndërkohë që Budapesti sinjalizon se mund të votojë kundër çelejes së negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në BE pikërisht për gjendjen e pakicës hungareze në Transkarpate.

Siç e kam argumentuar në shënime të mëparshme Beleri është një rast i qartë i dhunimit të shtetit ligjor e të demokracisë, i të drejtave civile e politike; vetë Fredi Beleri është një i burgosur politik, i pari i burgosur politik në shekullin 21 në Shqipëri dhe prandaj një precedent i rrezikshëm (duke parë zhvillimet e muajit të fundit me trishtim duhet shënuar edhe se ai nuk është më i vetmi i burgosur politik).

Lidhja e vetme formale e Belerit me Greqinë është shtetësia e dyfishtë shqiptare e greke e tij. Por edhe kundërshtari I Belerit në garën bashkiake po ashtu ishte.

Duke ngritur çështjen Beleri në Bruksel Athina nuk ka ngritur një çështje dypalëshe greko-shqiptare por një çështje absolutisht të brendshme, të rëndë e të rëndësishme të shtetit shqiptar. Greqia është një shtet i vogël në BE ku influenca shihet në përpjestim me madhësinë e çdo shteti anëtar. Vetoja greke, për shkak të përvojës së shkuar me Shkupin mund të shihet me dyshim në Bruksel si bariu që thirri pa vend “ujku, ujku!”. Por ndërhyrja e Greqisë duket se mbush vakuumin e krijuar nga inercia, heshtja e symbyllja e Komisionit Europian.

Pikërisht Komisioni, ky organ primar i Bashkimit Europian me detyrë funksionale të verifikojë Kriteret e Kopehagenit në vendet kandidate si Shqipëria, heshti deri në nëntor për Belerin ndërkohë që denonte arrestime arbitrare në Azerbajxhan e gjetiu. Raporti “Shqipëria 2023” i Komisionit, i publikuar këtë muaj, e paraqet shkurt e formalisht saktëçështjen Beleri porçuditërisht jo tekkapitulli i demokracisë e i të drejtave themelore por tek ai mbi raportet me fqinjët (për hir të së vërtetës lipset të themi se për herë të parë në këtë dekadë raporti ka dy tre paragrafe të ndrojtur që përshkruajnë dhunimin e të drejtave parlamentare të opozitës; ky është një zhvillim i mirëpritur edhe pse dhjetë vjet i vonuar. Por këto në shënim tjetër). Heshtja e Komisionit Europian mund të ketë disa arsye.

Por më e dukshmja është nevoja për të paraqitur si success story organet e drejtësisë post-reformë ku Komisioni investo një kapital politik e financiar të konsiderueshëm; kuptohet me synime pozitive. Ndonëse privatisht diplomatë të ndryshëm e pranojnë se reforma rezultoi shumë problematike burokratët e Komisionit nuk ka si të kenë interes institucional dhe kurajo morale të pohojnë se drejtësia e re por prodhon të burgosur politikë; gjë që drejtësia e vjetër, megjithë mëkatet e dobësitë e veta, nuk e bëri që nga viti 2000. Për të plotësuar me nota pozitive kuadrin e BE lipset të thuhet se Parlamenti Europian dhe parti kryesore të tij janë shprehur qartë e drejtë për çështjen Beleri.

Po kështu mund të flitet edhe për heshtjen e dy organizatave europiane me fokus tek të drejtat themelore dhe që kanë zyra në Tiranë: Keshilli i Europës dhe OSBE nuk janë shprehur dhe kjo ngre pikëpyetje e fton një debat mbi dobishmërinë e tyre. Po këtu duhet shtuar se Kongresi i Autoriteteve Lokale (brenda KiE) ka denoncuar arrestimin në Himarë dhe ODIHR (brenda OSBE-së) e përmend rastin Beleri në raportin mbi zgjedhjet lokale të majit 2023.

Në këtë kontekst vlen të konsiderojmë se cfarë mund të ndodhte në skenarin hipotetik ku qeveria greke nuk do të kishte interes për Fredi Belerin, nuk do të çante kokën nëse u arrestua ai dhe do të merrej me punët e veta. Barra për të denoncuar e luftuar precedentin e burgosjes politike do të mbetej kryesisht tek opozita e cila aktualisht është si zjarrfiksi i vetmuar para zjarreve në çdo lagje të qytetit. BE e SHBA përveç frenimeve të mësipërme janë të absorbuar nga krizat e konfliket në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. Si pasojë Ballkanin e shohin më shumë në prizmin gjeopolitik dhe më pak në atë demokratik. Prandaj më duket, edhe pse kam alergji ndaj vetove bilaterale, se ndërhyrja greke në Bruksel për çështjen Beleri mund të ketë pasoja pozitive pasi mund të ngrejë qepallat burokratëve cinikë. Pra për t’a thënë me fjalët e Edi Ramës “po qe se bëhet kaq e madhe kjo e Belerit në dreq vaftë edhe kjo puna e Evropës!”.

Next Post
Moti me dëborë dhe festat, policia në gatishmëri të përforcuar deri më 30 Nëntor

Moti me dëborë dhe festat, policia në gatishmëri të përforcuar deri më 30 Nëntor

Comments 1

  1. Rexhi says:
    3 years ago

    Një fashatari i vjedhin lopën.
    Fashatarët e tjerë vijnë për ngushëllim.
    Secili i thotë fshatarit që ai e ka fajin për vjedhjen e lopës..
    Fshatarit i erdhi shpirti në majë te hundes dhe thotë:
    Amanda ore… po ai që e vodhi nuk ka faj 🙂

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

September 4, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Panik në SHBA, nafta arrin çmimin rekord 1.55 dollarë për litër! (Në Shqipëri kushton dyfish por…)

September 4, 2026
Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

September 4, 2026
Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

September 4, 2026
Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

September 4, 2026
Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

September 4, 2026
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

September 4, 2026
Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com