Sipas policisë dyshohet se këto bimë narkotike kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.
Lënda narkotike u gjet e kultivuar në 4 parcela ndërsa gjatësia e saj arrinte nga 30-100 cm.
Policia e Vlorës ka sekuestruar edhe 19,7 kg kanabis ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar përreth kësaj banese të banueshme në fshatin Kallarat, janë gjetur të kultivuara edhe 106 bimë narkotike.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin Resul Ismailaj, 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë vepër penale.
Në vijim të kontrolleve edhe në fshatin Kotë, pranë një përroi, janë gjetur të mbjella në pronë publike 5 bimë kanabis.