• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Habit ministri serb i Ekonomisë, i ndryshon emrin “Rrugës së Kombit”

by A R
25/11/2017 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga e Kombit “mund të marrë” një emër të ri nëse realizohet projekti i korridorit Durrës-Prishtinë- Nish. “Autostrada e Paqes”, e quajti atë ministri serb për ekonominë, në Forumin e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi.

“Projekti i ndërtimit të autostradës së Nishit do të rrisë bashkëpunimin. Serbia ka bërë hapa para dhe qeveria ka në fokus përmirësimin e gjendjes. Autostrada e Paqes do të krijojë më shumë mundësi për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve”, tha Goran Knezeviq, ministri serb i Ekonomisë.

“Është e qartë se besimi i të gjitha palëve është forcuar ndjeshëm vitet e fundit, por gjithashtu ne besojmë se ka akoma rrugë të reja për të eksploruar dhe mundësi për të rritur bashkëpunimin”, u shpreh Sonila Qato, ministre shteti për Sipërmarrjen.

Përmes infrastrukturës së përbashkët, Bashkimi Evropian synon të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, duke nxitur kështu dhe dialogun politik. Dhe pikërisht fondet janë dhënë për projekte të përbashkëta.

Korridori rrugor Durres-Nish për pjesën shqiptare e pothuajse e përfunduar me ndërtimin e rrugës së Kombit, ndërkohë që edhe në Kosovë rruga është ndërtuar pjesërisht, ndërsa për Serbinë janë dhënë financimet nga BE.

Lidhja e portit të Durrësit me zonën industriale të Nishit në Serbi do rrisë shkëmbimet tregtare në gjithë rajonin. /Top Channel/

Next Post
Kërcënimi nga thatësira, vendit i duhen 70 milionë euro blerje energjie për 3 muaj

Dossier/Serbia përfiton miliona euro nga energjia e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com