• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit Kryemadhi: Ata që e mësuan Ilirin të ndahej nga unë, le ta komandojnë tani!

by A R
27/03/2025 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Monika Kryemadhi ndodhet në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, nga ku ndër të tjera ka folur edhe për procesin e divorcit të saj me ish-Presidentin Ilir Meta.

Kryemadhi gjatë intervistës shprehet se nuk do të marrë pjesë as në seancën tjetër të divorcit pasi sipas saj ajo e ka të qartë pozicionin e saj, teksa shton se procesin le ta komandojnë ato persona që e kanë iniciuar.

Monika Kryemadhi ndër të tjera ka treguar detaje se kur është thyer raporti i tyre. Kryemadhi thekson se lajmin për divorcin e ka marrë nga mediat ku përmend një telefonatë të një gazetari që e pyeste lidhur me këtë gjë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Ka dalur lajmi publik që edhe në rrugë zyrtare divorci juaj me Metën po zyrtarizohet. Çafrë ndodhi në raportin tuaj me Ilir Metën, pasi dikur thoshit se jeni gati të bëni krim pasioni.

Monika Kryemadhi: Po dhe ashtu ka qenë gjithmonë dhe sot e kësaj ditë unë… Unë kur e kam njohur Ilir Metën kam qenë 17 vjeç dhe kur jemi lidhur bashkë kam qenë pa bërë 20 vjeç. Jemi lidhur në Janar të vitit ‘94  dhe përtej kësaj ne në 11 Prill kemi sencën tjetër dhe unë përsëri nuk do të paraqitem në gjyq se jam shumë e qartë në gjithë pozicionin tim qoftë personal apo politik që personat që e iniciuan divorcin le ta komandojnë. Kush e inicioi le ta komandojë.

Blendi Fevziu: Kush e inicioi, zoti Meta? Zoti Meta është në qeli sot.

Monika Kryemadhi: Nuk e di. Ai që e ka iniciuar le ta komandojë si proces. Pastaj pjesa tjetër e momentit të marrëdhënies personale është një gjë që sa i përket familjes time marrëdhënieve tona personale. Kështu që çështja e divorcit nuk jam as e para dhe as e fundit që i ndodh kjo gjë.

Blendi Fevziu: Raporti juaj ishte sa një raport familjar, bashkëshortor aq edhe politik. Çështja juaj ishte më e komplikuar.

Monika Kryemadhi: Zoti Fevziu unë çështjen po e quajmë politiko-personale nuk dua t’i diskutoj më në aspektin emocional apo personal.

Blendi Fevziu: Prej sa kohës ishte thyer raporti juaj zonja Kryemadhi?

Monika Kryemadhi: Raporti është thyer me 1 Prill të vitit të kaluar dhe unë pastaj kam qenë edhe në studion tuaj ku kam thënë që raporti jonë është i ngrirë dhe pastaj nuk kam pas më asnjë dalje tjetër televizive.

Blendi Fevziu: Cili ka qenë shkaku kryesor i divorcit?

Monika Kryemadhi: Nuk e kam kuptuar asnjëherë zoti Fevziu.

Blendi Fevziu: Si nuk e keni kuptuar nuk e keni biseduar me zotin Meta këtë gjë?

Monika Kryemadhi: Jo. Unë edhe informacionin e divorcit e kam parë në media dhe ka qenë një gazetar i Zërit të Amerikës që më ka marrë në telefon dhe më ka thënë këtë gjë. Madje kam qenë duke parë ndeshjen Itali-Francë dhe sigurisht nuk më erdhi mirë.

Blendi Fevziu: A patët ndonjë moment ju që u ulët me bashkëshortin për një shpjegim?

Monika Kryemadhi: Mendoj që nuk është ndonjë risi në emisioni tuaj për të diskutuar për këtë gjë. Mendoj që zotit Meta i mbaroi marrëdhënia emocionale shpirtërore me mua. I drejtohet padisë civile në gjykatëdhe sigurisht kjo është. Unë uroj që të gjithëve koha të na bëjë të kuptojmë problemet që kemi. Sepse mos harrojmë një gjë që jo nuk është koha shëruesi më i mirë, por ne mësohemi me problemin dhe mendoj se në aspektin njerëzor zoti Meta morri një vendim personal dhe mendoj që në aspektin politik sigurisht…

Blendi Fevziu: Ku ishte thyer raporti juaj?

Monika Kryemadhi: Unë nuk mendoja që ishte thyer, por mesa kam dëgjuar nga intervistat ka qenë djegia e mandateve.

Next Post
“Arrestimin e Metës ma çoi kushëriri i tij”, Kryemadhi: Emrat që e urdhëruan, më shokues se rrëmbimi!

“Arrestimin e Metës ma çoi kushëriri i tij”, Kryemadhi: Emrat që e urdhëruan, më shokues se rrëmbimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë nxorën në dritë hetimet për aksidentin në Tiranë-Durrës? Dalin detaje të reja

Çfarë nxorën në dritë hetimet për aksidentin në Tiranë-Durrës? Dalin detaje të reja

July 1, 2026
Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen

Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen

July 1, 2026
“I mituri, jashtë rrezikut për jetën”, Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

“I mituri, jashtë rrezikut për jetën”, Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

July 1, 2026
“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

July 1, 2026
Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

July 1, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha në karrierë dhe stabilitet në dashuri, ja ç’parashikojnë yjet për ju sot

July 1, 2026
Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

July 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaosi i ri”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar, por…

July 1, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Vala e të nxehtit rrezikon edhe shëndetin mendor, paralajmërojnë studiuesit

July 1, 2026
Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Në dyvjetorin e vdekjes së Kadaresë: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In