Ilir Meta ka deklaruar dje se i ka humbur interesi për LSI-në dhe kryetaren e saj Monika Kryemadhi.
Taksa është pyetur se më kë mendon që LSI do hyjë në koalicion, Meta tha se ka zero interes.
Ai tha se i ka humbur interesi për Kryemadhin, që kur la mandatet duke e gënjyer.
“Zero interes, interesi im është vetëm Kushtetuta!
Për Monikën më ka humb interesi që kur la mandatet duke më gënjyer mua.
Do ua tregoj shqiptarëve mesazhet që i kam dërguar Monikës dhe Vasilit, siç tregova edhe atë të Edi Ramë”, tha Meta në studion e emisionit “Opinion”.
Nuk dimë nëse i ka humbur hinteresi për Monikën edhe si bashkëshorte, pas ka disa thashetheme për jetën e tyre bashkëshortore.
Dhe siç thotë populli, “ku ka zë, s’është pa gjë”.