Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion para disa vitesh, këmgëtari Frederik Ndoci ka habitur me deklaratën e tij në lidhje me kompeticionin.
I ftuar së fundmi në “Glamour Zone” tha se Eurovizion kërkon një kriter që një vend të ngjitet në kategori, konkretisht Shqipëria.
Frederik Ndoci, tha se gjatë kohës që ai konkurroi, i kërkuan 50 mijë dollarë që Shqipëria të renditej në vend të pestë.
Këngëtari i mirënjohur shkodran gjithashtu shpjegoi se Eurovizion dhe çdo vend pjesëmarrës funksionon me sponsorizim.
/a.r