• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit deputeti i PD: Basha e ka temperaturën e trupit 35 gradë, nuk skuqet as zverdhet. Ai ka një bllok që t’ia dorëzojë Berishës

by Java News
28/03/2022 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humbja në zgjedhjet lokale të 6 marsit, u pasua me një seri mbledhjesh në Partinë Demokratike, që më pas sollën edhe dorëheqjen e kreut të kësaj partie Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “ABC Live”, deputeti demokrat, Dashnor Sula ka treguar edhe debatet në këto mbledhje para se Lulzim Basha të ikte nga posti i drejtuesit të PD, pas 9 vitesh.

Duke thënë se hija e Berishës e ka ndjekur gjithmonë Lulzim Bashës, Sula ka theksuar se ky i fundit në çdo mbledhje nuk bënte asnjë lloj debati por vetëm mbante shënim në një bllok të tij.

Këtë bllok shënimesh sipas Sulës, ish kreu i PD-së ia ka dorëzuar liderit të përjetshëm të PD-së, duke iu referuar kështu Sali Berishës.

“Më bëri përshtypje se gjatë 5 orëve Basha nuk debatoi me një deputet. Dhe vetëm shkruante. Dhe në momentin që fliste shpejt dikush, Basha u thoshte që prit mos flit shpejt se do e shkruaj këtë.  I merrte të gjitha shënim, 5 orë. Nuk u kuq nuk u verdh dhe aq më tepër për t’u nxirë. Kurrë nuk bëri debat dhe vetëm shkruante.” tha Sula.

Deputeti Sula duke cituar fjalët e tij në mbledhje ka shtuar se edhe pse foli për 35 minuta, Lulzim Basha ia ka mbajtur të gjitha shënim.

“Janë dëshmitarë deputetët, u kam thënë që Basha duhet ta ketë temperaturën e trupi 35 gradë. Është i ftohtë, nuk kuqet nuk zverdhet nuk i lëviz nervi është rast për studim. Këtë kam thënë.” ka shtuar Sula.

“Më 12 mars kam folur 35 minuta në mbledhje dhe Basha vetëm shkruante dhe i mbajti shënime. Arsyeja se pse Basha ka mbajtur shënim në bllokun e tij, të gjitha fjalë nga data 7 mars deri në më 12mars është që ai të jetë një bllok që do i dorëzohet kryetarit të përjetshëm të PD. Që të kuptojë se cilët janë sjelljet dhe qasjet të secilit deputet në mentalitetin e tyre kanë për të vazhduar grupin parlamentar.”

“Ky bllok është që një kopje e ka zoti Basha dhe një kopje të jetë dorëzuar në një vend tjetër për të kuptuar çasjen dhe sjelljen të secilit deputete, se si  do të jetë gjendja tani në PD dhe Grupin Parlamentar. Unë e shoh të zymtë. Dhe deklarata që është unifikuar nuk është e vërtetë. “ tha Dashnor Sula./m.j

Next Post
Scholz thirrje BE-së: Të nisin menjëherë bisedimet për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin

Scholz thirrje BE-së: Të nisin menjëherë bisedimet për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In