• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit Bardhi: Basha ishte bashkëpunëtori im, por rruga e tij është e gabuar. S’ndjek askënd që kërkon t’i bjerë murit me kokë

by Java News
16/09/2023 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa Gament Bardhi u shpreh se opozita duhet të bëhet bashkë kundër keqqeverisjes së Ramës.

Gjatë kësaj interviste, Bardhi shtoi se problemi me vulën në PD është shkaktuar  nga të gjithë ne bashkë dhe se është përgjegjësi e të gjithëve që t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje.

Ndër të tjera shtoi se duke mbajtur ndezur konfliktin në opozitë, kjo e fundit dobësohet.

Pjesë nga intervista:

Gazment Bardhi vrau babanë politik? Si mund t’i përgjigjeni këtyre deklaratave?

Gazment Bardhi: Nuk është e vërtetë. Të gjitha qëndrimet e mia përpara se ti bëj publike i kam ndarë me zotin Basha. Jo sepse është babai politik, por sepse ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë. Por unë kam përgjegjësi t’i qëndroj besnik interesit të demokratëve. Nëse qytetarët shikojnë që opozita nuk është funksionale, në këtë drejtim unë i kam bërë të qartë gjithë qëndrimin tim zotit Basha. Ai ka zgjedhur rrugën e tij dhe mendoj që është e gabuar. Unë nuk jam i detyruar të të ndjek në një rrugë që nuk e besoj.

Përçarja në PD

Gazment Bardhi: Kur dikush merr një vendim për të përcaktuar rrugën bazohet në shumë episode. Unë e kam thënë se jam provokuar gjatë gjithë këtyre ditëve me shpifje, por kam zgjedhur të marr frymë disa herë përpara se të reagoj. U gjithë qëndrimi im nuk ka të bëjë me interesat e mia. Unë kam vendosur që në politikë të jem i vërtetë. Bindja ime është se rruga që po ndjek Basha është e gabuar dhe nuk e çon opozitën askund. Roli që ka marrë Basha për të folur në emër të të tjerëve është i pavërtetë.

Patjetër që jam anëtar i Partisë Demokratike. Institucionet njohin Partinë Demokratike të Shqipërisë. Cilido që ka vendosur të devijojë nga vlerat dhe parimet nuk jam i detyruar as ta njoh dhe as të shkoj pas. Nuk kam ndjekur askënd në politikë që kërkon t’i bjerë murit me kokë. Unë kam zgjedhur rrugën e arsyes dhe në këtë moment rruga e arsyes na dikton një stopim të konfliktit dhe bërjes së të gjithëve bashkë për të luftuar kundërshtarin tonë politik Edi Ramën.

A do ta njihni si kryetar të PD zotin Berisha ?

Gazment Bardhi: Kam bërë thirrje për të gjetur rrugë bashkimi në PD

Bashkimi i PD? A keni ambicie për të drejtuar PD?

Gazment Bardhi: Jo nuk e kam këtë ambicie në këtë moment. Dhe nuk kam hyrë në këtë betejë për karrierën time personale, por gjykoj se ky është interesi i qytetarëve dhe i vendit. Unë po bëj një përpjekje që është minimale për të bërë funksionale opozitën parlamentare./m.j

Next Post
Emri/ Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit në Delvinë, emërohet specialist në…!

Emri/ Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit në Delvinë, emërohet specialist në...!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    E kuptoni ju apo se kuptoni,sh bardhi ka hadhin e shqiptarve e jo te vetin,kjo eshte arsyeja qe shkoje ne origjinen e tije te plaku i vicidolit.Ky plak e shkatrroje te quajturen pd me komuniste e spiune,per kyte eshte per tu falenderuar.Ndoshta eshte momenti te dalin nji PD rreale,le te mbesim me shpresen e te ardhmes.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In