• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit Aldo Bumçi: Berisha është e ardhmja, Basha e shkuara! Hyrja në selinë e PD…!

by Java News
14/12/2021 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Aldo Bumçi e cilësoi aktin e djeshëm të hyrjes në selinë e Partisë Demokratike si zbatimin e kuvendit të 11 dhejtorit.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Bumçi tha se gjërat kanë ndryshuar dhe se Basha tashmë është shkarkuar me vullnetin e mbi 4 mijë demokratëve. Ai gjithashtu ftoi demokratët të shkojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë më 18 dhjetor.

“Do ketë shtrirje në çdo degë, do njoftohet ora ku demokratët në çdo zonë do shprehin vullnetin e tyre dhe ringritjen e PD”, tha Bumçi.

Z. Bumçi, e nisim duke u pyetur. Çfarë ishte ajo që pamë dje ne PD sipas jush? Shumë e lexojnë një tregim force, të tjerë si akt provokimi.. Për ju çfarë ishte?

Bumçi: Ishte zbatimi i kuvendit të 11 dhjetorit. Nëse ka tregim force ishte kuvendi i 11 dhjetorit. Shkallët e stadiumit ishin plot me mbi 9 mijë persona dhe ky manifestim i besimit dhe entuziazmit u kurorëzua me kuvendin e 11 dhjetorit. Demokratët e shprehën qartë. Gjërat tashmë kanë ndryshuar. Ne shkuam për të zbatuar atë vendim pasi Basha është shkarkuar me mbi 4000 vota. Më 18 dhjetor ne ftojmë të gjithë demokratët të shkojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Z. Bumçi, si do vijojë lëvizja Berisha? Çfarë mbështetje prisni të merrni, në 18 dhjetor, kur ju keni thirrur referendum të anëtarësisë?

Bumçi: Tani të gjithë ne jemi të angazhuar për referendumin e datës 18, do ketë shtrirje në çdo degë, do njoftohet ora ku demokratët në çdo zonë do shprehin vullnetin e tyre dhe ringritjen e PD. Tashmë Basha i takon së kaluarës dhe unë i bëj thirrje deputetëve të përfaqësojnë demokratët aty ku ata i thërrasin. Aty ishin ata. Basha përfaqëson të kaluarën.

Ju thoni se Berisha është e ardhmja. A do mundet Berisha, nëse kthehet në krye të PD, të tërheqë edhe votat e elektoratit gri?

Bumçi: Në politikë edhe në vende të tjera ka pasur rikthime. Nuk është vetëm dëshira e tij. Foltoret e mbushura plot me entuziazëm tregojnë qartë që demokratët i kërkojnë Berishës të bëhet guri i themelit. Demokratët me votën e tyre do përcaktojnë përfaqësuesit e tyre. Duhet të fillojmë projekte të fuqishme, demokratët le të jenë edhe kritikë por të jenë pjesë e krijimit të një fronti opozitar kundër Edi Ramës.

Mendoni se më 18 do ketë momente tensione?

Bumçi: S’ka asnjë tension këtu. Demokratët do votojnë në gjithë Shqipërinë. Kjo u pa më 11 dhjetor. A mundej Basha të bënte një takim të tillë? Basha iu kërkoi demokratëve çdo sakrificë dhe ata e bënë kur ai i thirri, por gjuhën që ai ka përdorur me demokratët duket se nuk e ka përdorur me Ramën./m.j

Next Post
Nis ‘Foltorja’ e re në Presidencë

Meta vijon me akuzat: Buxheti 2022 antisocial, ul fondet për ndihmën ekonomike

Comments 1

  1. Engjelli says:
    5 years ago

    PO ALDO BUÇJA KA HALLIN E TIJ TE MADH SE PA BERISHEN ESHTE SI AI NJERIU NE MES te REBESHIT TE SHIUT PA CADER MBROJTESE. JU KUTOHET GERDECI I FAMILJES BERISHA DHE MINISTRIT FATE MEDIU. TEKSTET E SHKRESAVE DHE FAKSEVE KANE KALUAR NGA KABINETI I MINISTRIT TE DREJTESISE SE ASAJ KOHE ALDO BUÇJA, GJE QE PO TE HAPET E PENALIZON KETE NJERI MANJAK. DESHMINE E KA DHENE EDHE SEKRETARJA E TIJ, POR DERI ME SOT KETO JANE MBYLLUR ME URDHER NGA BERISHA DHE FALE TELEFONIT TE PRISHUR QE AI KA LUAJTUR ME GJITHE DELENXHINJTE E TJERE POLITIK QEVERITAR E TE SISTEMIT TE DREJTESISE. NDAJ PERGJEROHET ALDO BUÇJA PER SAKI BERISHOVCKIN…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

August 10, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Reformat, keqkuptimi dhe mediokriteti

August 10, 2026
Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë, plagoset shoferi i tij, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

August 10, 2026
Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

August 10, 2026
Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

Nufi viziton Bazën Ajrore të Farkës: Mirënjohje për pilotët që po luftojnë zjarret

August 10, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

“Sa të jem kryeministër nuk ka Palestinë”, Netanjahu ngre zërin kundër Trump: Refuzojmë planin për Gazën

August 10, 2026
Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjendet buzë liqenit motori i autorëve, ende asnjë gjurmë prej tyre

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Gjendet buzë liqenit motori i autorëve, ende asnjë gjurmë prej tyre

August 10, 2026
Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

August 10, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Letër e hapur Ambasadës së Ukrainës në Tiranë

August 10, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

‘Tepria’ e Vuçiq për Lepencin duhet ta trandë BE

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com