“Prej gjashtë vitesh jam e lidhur me dikë që është 16 vite më i ri se unë”.
Është ky rrëfimi i bërë këtë të mërkurë nga Katherine Kelly Lang, e njohur ndryshe si Brooke Logan e serialit “Beautiful”.
E ftuar në emisionin televiziv italian “Pomeriggio Cinque”, aktorja e njohur u pyet nga moderatorja e njohur nëse ishte e lidhur dhe ajo nuk ngurroi të përgjigjet.
Më tej Katherine Kelly Lang vijoi të fliste për projektet e reja dhe një film që pritet të dalë së shpejti, por vëmendjen kryesore e mori detaji lidhur me të dashurin e ri.
Kështu regjia transmetoi një video të femrave të njohura të cilat zgjedhin partnerë shumë më të rinj në moshë.
/a.r