• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gyleni: Le të hetojë një grup ndërkombëtarësh, do ta pranoj cilidoqoftë përfundimi

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dijetari Fethullah Gylen ka propozuar ngritjen e një komisioni ndërkombëtar që të hetojë grushtin e shtetit që u tentua në Turqi. Fethullah Gyleni u shpreh se “nëse janë të vërteta këto akuza dhe këto pretendime, atëherë le të ngrihet një komision ndërkombëtar dhe të hetojë.” Pasi u shpreh se do ta pranonte cilido që të ishte rezultati i këtij raporti, ai u shpreh: “Unë do të jem i kënaqur me çdo lloj përfundimi. Edhe sikur të kryhet prej një grupi njerëzish që do të jenë blerë dhe raporti do t’u jetë vënë para i gatshëm, i lënë veçse për t’u nënshkruar…”

Ai tha se gjithkush që nuk bie dakord me qeverinë e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi po cilësohet si forcë “paralele”, duket sikur “Erdogani të ketë alergji ndaj kujtdo që nuk i përulet.” Teksa thoshte këto, Gyleni solli në mendje se ka ndodhur edhe më parë që qeveria të ushtrojë trysni mbi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për të përjashtuar nga ushtria çdo zë të kundërt. “Ka gjasa që kjo të jetë diçka që u duhet për të justifikuar ato që do të bëhen më mbrapa, duke pasur edhe shfajësimin se këtë e “bëri aksh organizatë terroriste.” është edhe kjo mes atyre që thuhen,” – shtoi ai.

Gyleni, duke sjellë në kujtesë deklaratën e Presidentit Erdogan se “grushti i shtetit ka ardhur si një mirësi e Zotit”, ndau shqetësimin për të këtë artikulim të qeverisë. “E thanë vetë: Na u lehtësua puna. Sido që të jetë, tani mund të përjashtojmë kë të duam me lehtësinë më të madhe. Nuk ka nevojë t’i pyesim më, as Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, as komandantët e Forcave të Armatosura,” – tha ai.

“Presidenti i Republikës, Erdogani, ka kohë që ushqen një urrejtje të pashpjegueshme kundër Lëvizjes “Hizmet”, – vijoi ai. – Më parë, ndodhte që edhe t’i fshihte disa ndjenja. Nuk është e pamundur që ky të ketë qenë një skenar për të legjitimuar gjuetinë e shtrigave që ka kohë që zbatohet kundër pjesëtarëve të Lëvizjes “Hizmet”. Ndoshta kanë marrë tre katër oficerë që ngjajnë si të afërt me ne, i kanë nxitur që ta luajnë skenarin sikur të ishin në xhirimin e një filmi,” – vëren ai. – Nuk ka asnjë shpjegim sado të arsyeshëm për atë që ka ndodhur. Asgjë që bëjnë nuk është e arsyeshme. Ngjan si të jesh në një shfaqje teatrale. Nuk morën askënd. Vetëm sa qëndruan në një vend, shkaktuan nja dy dëme aty-këtu, ndoshta edhe qëlluan ndaj disa njerëzve. Deri më tani kanë ndodhur, 27 maji, 12 marsi, 12 shtatori… Nuk bëhen kështu ndryshimet e mësha. Asnjë revolucion në botë nuk ka ndodhur kështu. Ka shumë mundësi që ky të ketë qenë një skenar.”

Nuk ka kthim pas nga demokracia

Pasi solli ndërmend se si në një shkrim të botuar njëzet vjet më parë ka shprehur mendimin se “nuk ka më kthim pas nga demokracia, sepse republika është një realitet i prej të cilit nuk mund të kthehesh dot më”, ai u shpreh se, edhe atyre ditëve, organet e shtypit që mbështesin sot qeverinë dhe publikojnë vazhdimisht kundër tij e patën kritikuar hapur.

Next Post

Rama pranon ftesën e Metës: Gati, çdo  diskutim sy me sy për reformën i'a vlen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In