• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Guvernatori Sejko: Mosmarrëveshjet politike mund të godasin ekonominë

by A R
03/07/2019 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko duke folur për zhvillimet ekonomike në vend, deklaroi se zgjatja e mosmarrëveshjeve politike në vend mund të godasë aktivitetin ekonomik duke u reflektuar edhe në klimën e biznesit.

Sejko tha se është ulur niveli i papunësisë në vend duke shtuar edhe se paga mesatare ka njohur rritje me 4.9 për qind.

“Rreziqet e kahut të poshtëm mbeten predominuese dhe janë forcuar më tej. Ato lidhen me ambientin e jashtëm, me ecurinë e kursit të këmbimit dhe ndikimin e tij në inflacion, me aftësinë që oferta për kredi do të ketë për t’iu përgjigjur përmirësimit të pritur të kërkesës, dhe së fundmi me situatën politike në vend.

Zgjatja e mosmarrëveshjeve politike në vend do të reflektohet në klimën e biznesit dhe mund të godasë aktivitetin ekonomik”, u shpeh Sejko.

Deklratata e Plotë

Sot, në mbledhjen e datës 3 korrik 2019, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë në kahun e poshtëm të pritjeve tona. Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet gjatë dy tremujorëve të parë, por me ritme më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Inflacioni vijon të mbetet nën objektiv, kryesisht si pasojë e efektit frenues që vazhdon të japë forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit gjatë vitit të shkuar. Nga ana tjetër, kushtet monetare paraqiten stimuluese dhe aktiviteti kreditues ka shfaqur shenja rikuperimi. Parashikimet tona për të ardhmen nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme, ndonëse rreziqet e kahut të poshtëm janë rritur.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se qëndrimi aktual stimulues i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv, brenda një horizonti kohor afatmesëm.

Në vijim do të trajtoj më në detaje mesazhet kryesore të shtjelluara më sipër.

Në përputhje me pritjet tona, inflacioni ndoqi një trajektore rritëse në muajt prill dhe maj, duke shënuar përkatësisht vlerat 1.4% dhe 1.5%. Ecuria e inflacionit gjatë muajve të fundit ka pasqyruar kryesisht luhatjet e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës.

Në këndvështrimin makroekonomik, niveli nën objektiv i inflacionit vazhdon të pasqyrojë rritjen ende të ngadaltë të pagave dhe të kostove të prodhimit në ekonomi, inflacionin e ulët në partnerët tanë tregtarë, dhe efektin prapaveprues të forcimit të kursit të këmbimit gjatë vitit 2018. Duke u bazuar në trendet e observuara, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e brendshme dhe ato të importuara inflacioniste do të kthehen gradualisht në linjë me objektivin tonë të inflacionit gjatë dy viteve të ardhshme.

Sipas të dhënave të Instat-it, aktiviteti ekonomik në vend u rrit me 2.2% në tremujorin e parë të vitit. Ngadalësimi i ritmit të rritjes erdhi kryesisht si pasojë e tkurrjes së prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të ngjashme dhe në tremujorin e dytë. Në terma të kërkesës agregate, rritja ekonomike vijon të mbështetet nga konsumi dhe investimet, ndërkohë që deficiti i shkëmbimeve tregtare me jashtë është zgjeruar dhe politika fiskale vijon të ruajë një kah konsolidues. Në tërësi, rritja ekonomike e vitit 2019 pritet të jetë më e ngadaltë se ajo e një viti më parë, duke pasqyruar goditjen e ofertës që vjen nga rënia e prodhimit të energjisë elektrike.

Pavarësisht ngadalësimit të ritmit të rritjes, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje në tremujorin e parë. Sipas të dhënave të Instat-it, norma e papunësisë zbriti në nivelin 12.1%, ndërsa paga mesatare shënoi një rritje vjetore prej 4.9%. Kjo ecuri krijon premisa për një rritje më të shpejtë të inflacionit të gjeneruar në vend, duke ndihmuar kthimin e inflacionit në objektiv.

Politika monetare lehtësuese është harmonizuar me konsolidimin fiskal dhe ka krijuar një ambient financiar të karakterizuar nga norma të ulëta interesi, likuiditet i bollshëm, dhe prime rreziku në rënie. Stimuli monetar ka reduktuar kostot e financimit të sektorit privat, ka mbështetur rritjen e kreditimit, të konsumit dhe të investimeve, si dhe ka krijuar premisa për një ecuri të qetë të kursit të këmbimit. Ky i fundit, ka ndjekur një trend të lehtë mbiçmues gjatë tremujorit të dytë, duke qenë në linjë me sjelljen e tij sezonale. Megjithatë, të dhënat e tregtisë së jashtme dhe funksionimi i qetë i tregut valutor sugjerojnë se kohëzgjatja dhe intensiteti i forcimit të kursit të këmbimit do të mbeten të kufizuar. Për rrjedhojë, dhe efekti frenues i tij në inflacion do të vijë drejt reduktimit.

Kushtet e favorshme të kreditimit janë përkthyer në rritje të qëndrueshme të kredisë për sektorin privat. E rregulluar për kreditë e nxjerra jashtë bilancit dhe kursin e këmbimit, kredia për sektorin privat ka shënuar një rritje vjetore prej rreth 6.7% në muajt prill e maj. Zgjerimi i portofolit të kredisë ka qenë më i balancuar, si në drejtim të strukturës së monedhave ashtu dhe në drejtim të destinacionit të saj, duke regjistruar zgjerim të portofolit si në kredinë për individë dhe në atë për biznese. Ndonëse e moderuar, rritja e kredisë për biznese është një sinjal pozitiv për përmirësimin e kërkesës dhe ofertës për kredi. Rikthimi i treguesit të kredisë me probleme në trend rënës, sikundër ilustrohet nga ulja e tij në nivelin 11.37% gjatë muajit maj, jep sinjale inkurajuese për përmirësimin e mëtejshëm të ambientit të kreditit dhe të bilanceve të sektorit bankar.

Duke gjykuar mbi trendet aktuale të zhvillimit, si dhe faktorët përcaktues të tyre, Banka e Shqipërisë vlerëson se kërkesa agregate do të vijë në rritje gjatë horizontit afatmesëm. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të mundësojë shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve prodhuese dhe pritet të gjenerojë rritje të punësimit e rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të prodhimit. Inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv gjysmën e parë të vitit 2021.

Rreziqet e kahut të poshtëm mbeten predominuese dhe janë forcuar më tej. Ato lidhen me ambientin e jashtëm, me ecurinë e kursit të këmbimit dhe ndikimin e tij në inflacion, me aftësinë që oferta për kredi do të ketë për t’iu përgjigjur përmirësimit të pritur të kërkesës, dhe së fundmi me situatën politike në vend. Zgjatja e mosmarrëveshjeve politike në vend do të reflektohet në klimën e biznesit dhe mund të godasë aktivitetin ekonomik.Nisur nga këto konsiderata, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese edhe gjatë horizontit afatmesëm. Në këtë mbledhje, ai vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%;

të mbajë të pandryshuara normat e interesit të depozitës dhe kredisë njëditore, respektivisht në nivelet 0.1% dhe 1.9%.

Politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese gjatë horizontit afatmesëm. Intensiteti i stimulit monetar do të përshtatet me shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik. Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të reagojë ndaj goditjeve të mundshme, me qëllim sigurimin e arritjes së objektivit të inflacionit.

Next Post
Bylykbashi: Kuvendi s’mund të kthehet në gjykatë

Vijon “beteja” e shifrave, Bylykbashi: KQZ si tenxhere për të zier pilaf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In