• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

by El Be
25/03/2026 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shqyrtoi dhe miratoi raportin e politikës monetare.

Gjatë një konference për shtyp, Sejko deklaroi se ka pasur ecuri pozitive të ekonomisë shqiptare gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2026.

Sejko tha se në këtë ecuri, kontribut ka patur edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë.

Sejko shtoi se trendët e zhvillimit të ekonomisë do të jenë pozitive edhe në të ardhmen, teksa tha se inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda 2026.

“Këshilli Mbikëqyrës mori në shqyrtim dhe miratoi raportin e politikës monetare. Ka pasur ecuri pozitive të ekonomisë në 3 mujorin e 2026. Inflacioni mbetet në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kredia për sektorin privat vijon të shënojë një rritje solide dhe të qëndrueshme. Në këtë ecuri, një kontribut pozitiv ka patur edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë.

Në skenarin bazë, trendet e zhvillimit të vendit pritet të mbeten pozitive edhe në të ardhmen. Ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme solide rritjeje gjatë dy viteve në vazhdim, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv gradualisht gjatë vitit 2026. Megjithatë konflikti në Lindjen e Mesme përbën një burim rreziku për ecurinë e ekonomisë botërore dhe të asaj shqiptare në të ardhmen, rrezik i cili është i vështirë të vlerësohet.

Inflacioni i çmimeve të konsumit arriti një nivel mesatar prej 2.4 % në dy muajtë e parë të vitit 2026, duke regjistruar një rritje të lehtë kundrejt tre mujorit paraardhës. Kjo ecuri u diktua nga rritja e çmimeve të qirave, e disa artikujve ushqimorë, të disa artikujve të shërbimeve dhe nga stabilizimi në nivel vjetor i çmimit të energjisë elektrike për familjet.

Nga ana tjetër, presionet e brendshme mbi inflacionin kanë ardhur në rritje gjatë muajve të fundit, sikundër dëshmohet nga ecuria e inflacionit bazë dhe e atij të brendshëm. Megjithatë, kjo rritje duket se është përqendruar në segmentin e çmimit të qirave.

Sipas të dhënave të INSTAT, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend vlerësohet të jetë rritur rreth nivelit 3.7% gjatë vitit të shkuar.

Bazuar në konkluzionet e mësipërme, Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5 %  dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një-vjetore në 1.5% dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë 1 vjetore në 3.5%.”, tha mes të tjerash Sejko.

Next Post
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In