Duket sikur gjërat zunë sërish vend, ashtu siç ndodh vetëm në Shqipëri. Që nga 5 shtatori i vitit të shkuar, kur u arrestua në derën e zyrës së tij, Adrian Fullani vijon të mbetet në arrest shtëpie, ndërkohë që pasardhësi i tij Sejko ka nisur nga puna.
Sot guvernatori Sejko paraqiti raportin e vitit 2014 para komisionit të financave të parlamentit. Përtej fjalëve rreth qëndrueshmërisë financiare të vendit, pak kush në atë sallë dhe jashtë saj, po mendon se cili do të jetë fati i skandalit që rrëzoi nga froni Fullanin.
Seancat gjyqësore që kanë nisur nuk po nxjerrin në dritë përgjegjësitë konkrete, kurse vetë ish-guvernatori është tërhequr në hije të plotë. Nga përvoja dimë se kjo është situata kur fajet dhe përgjegjësitë nisin të “avullojnë”.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









